Kosovë-Serbi, 34 marrëveshje/ Nënshkrimi nisi në vitin 2013, shumica nuk po zbatohen nga Serbia
Që nga ajo kohë, u nënshkruan edhe rreth 34 marrëveshje të tjera, pjesa më e madhe e të cilave nuk u respektuan nga Serbia. Tetë vjet pas, Bashkimi Evropian kërkon që dialogu të vazhdoj drejt një fundi të suksesshëm.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit tetë vjet më parë, të dy palët morën përsipër detyrime ndërkombëtare. Gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet. Tani është koha për të ecur përpara dhe për ta çuar këtë proces në një fund të suksesshëm. BE dhe shtetet e saj anëtare presin që Dialogu të vazhdojë së shpejti dhe të shohë Beogradin dhe Prishtinën të angazhohen seriozisht në këtë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Por, përkundër ftesës së BE-së, e gatishmërisë së shtetit serb, Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur. Në komunikimet tona me përfaqësues të Bashkimit Evropian, kemi diskutuar dhe jemi dakorduar për një vizitë zyrtare në institucionet qendrore të Bashkimit Evropian. Jemi në kontakt me Brukselin zyrtar në lidhje me datën e kësaj vizite të përshtatshme për dy palët. Lidhur me afatet e arritjes së marrëveshjes finale, Kryeministri i Kosovë e ka përsëritur disa herë së përmbajtja e marrëveshjes është i rëndësishëm se afatet kohore.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Violeta Haxholli thotë se një takim i mundshëm mund të ndodh brenda javësh. Marrëveshja e parë mes dy vendeve përfshinte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe përfshirjen e serbëve në institucionet publike të Kosovës.