☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,536 ▼1.07%
DOW 45,758 ▼0.57%
NASDAQ 21,730 ▼1.63%
NAFTA 98.22 ▲2.79%
ARI 4,559 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,613 ▼ -0.01% ETH $2,126 ▲ +0.31% XRP $1.4323 ▲ +0.01% SOL $88.3000 ▲ +0.56%
S&P 500 6,536 ▼1.07 % DOW 45,758 ▼0.57 % NASDAQ 21,730 ▼1.63 % NAFTA 98.22 ▲2.79 % ARI 4,559 ▼1.02 % S&P 500 6,536 ▼1.07 % DOW 45,758 ▼0.57 % NASDAQ 21,730 ▼1.63 % NAFTA 98.22 ▲2.79 % ARI 4,559 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Kotzias: Vendimi i qeverisë shqiptare për varret e ushtarëve grekë një hap i madh besimi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur sot vendimin e qeverisë shqiptare, për të financuar plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, një hap shumë pozitiv.

Sipas kreut të diplomacisë greke, ky akt pason vendimin e kaluar të qeverisë shqiptare, e cila po rindërton gjithashtu me fondet e saj edhe kishën e vogël të Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Himarë.

I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar:

“Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, më 13 të këtij muaji, dhe që u bë i njohur dje, me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që themi në mënyrë metaforike ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”.

“Ky akt i madh, ashtu si dhe të tjera më të vogla, vërtetojnë se diplomacia mund të arrijë shumë më tepër se klithmat e protestës pa asnjë përmbajtje, se diplomacia është rruga për të zhvilluar marrëdhëniet pozitive me fqinjet dhe se qeveria greke, dhe ai personalisht, kanë zgjedhur pikërisht këtë rrugë, duke marrë përsipër barrën e pajtimit paqësor, të diplomacisë dhe të zhvillimit të një axhende pozitive me shtetet fqinje”, tha Kotzias gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij afgan, Salahuddin Rabbani, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.