☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.74 ▼0.64%
ARI 4,073 ▼1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,612 ▼ -2.13% ETH $1,661 ▼ -3.89% XRP $1.0987 ▼ -2.43% SOL $69.1700 ▼ -3.85%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.74 ▼0.64 % ARI 4,073 ▼1.85 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.74 ▼0.64 % ARI 4,073 ▼1.85 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

Kremlini mirëpret armëpushimin SHBA- Izrael – Iran

Kremlini ka mirëpritur armëpushimin dyjavor të rënë dakord në konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se ”Moska e mirë pret vendimin për të mos ndjekur më rrugën e përshkallëzimit ushtarak”.

“Është shumë e rëndësishme që të mos ketë sulme ndaj objektivave civile dhe ekonomike në Iran”, theksoi ai .

Ndërkohë, Rusia po zhvillon një luftë shkatërruese kundër Ukrainës prej më shumë se katër vitesh. Gjatë kësaj periudhe, ushtria ruse ka goditur në mënyrë sistematike furnizimin energjetik të Ukrainës, duke detyruar miliona civilë të përballen gjatë dimrit me mungesë të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka ofruar Moskës disa herë kohët e fundit një armëpushim.

Peskov shtoi se Moska shpreson që negociatorët amerikanë të kenë më shumë kohë dhe mundësi për takime në një format trepalësh në të ardhmen e afërt.

Së fundmi, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Zvicër, megjithëse pa rezultate konkrete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë si ndërmjetëse, por lufta në Iran bëri që këto negociata të ndërpriten përkohësisht./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.