☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.54 ▲0.01%
ARI 4,655 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,117 ▲ +1.72% ETH $2,502 ▲ +0.23% XRP $1.4488 ▲ +3.55% SOL $108.5300 ▲ +10.55%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲0.01 % ARI 4,655 ▼0.2 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲0.01 % ARI 4,655 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Gjigantët e teknologjisë kërkojnë përgjigje globale ndaj sulmeve kibernetike të fuqizuara nga IA

PARIS, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 100 kompani të teknologjisë, sigurisë kibernetike dhe financës, mes tyre krijuesit e modeleve kryesore të inteligjencës artificiale OpenAI, Anthropic dhe Google, kanë bërë thirrje për një “përgjigje globale” për mbrojtjen e infrastrukturave kritike nga sulmet kibernetike të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Në një letër të hapur, firmosur kryesisht nga kompani amerikane, nënvizohet se ekziston një “dritare e kufizuar” për forcimin e mbrojtjes kibernetike, ndërsa sulmet pritet të bëhen “shumë më të përhapura dhe më të sofistikuara” gjatë muajve të ardhshëm.

“Spitalet, impiantet e trajtimit të ujit dhe infrastruktura që mundëson funksionimin e internetit” konsiderohen ndër objektivat më të rrezikuara, sipas nënshkruesve të deklaratës.

Megjithatë, kompanitë theksojnë se inteligjenca artificiale mund t’u sigurojë edhe mbrojtësve mjete të reja për identifikimin dhe korrigjimin e dobësive të krijuara ndër vite.

Deklarata u kërkon drejtuesve të organizatave që mbrojtjen kibernetike ta konsiderojnë një prioritet të menjëhershëm.

Qeverive u kërkohet të financojnë mbrojtjen e shërbimeve kritike që nuk kanë staf ose buxhet të mjaftueshëm, ndërsa kompanive të IA-së u kërkohet të vënë në dispozicion të mbrojtësve modelet e tyre, së bashku me trajnime dhe financim.

Letra nuk përcakton angazhime financiare konkrete, afate kohore apo masa ligjore.

Ajo u bën thirrje shteteve të koordinojnë mbrojtjen kibernetike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe të sigurojnë që autorët e sulmeve “të paguajnë çmimin”.

Thirrja vjen në një kohë kur modelet më të avancuara të IA-së kanë fituar aftësi për të identifikuar dhe shfrytëzuar dobësi informatike me shpejtësi të lartë.

Në prill, Anthropic kufizoi përdorimin e modelit të tij Mythos për një grup të caktuar kompanish amerikane, duke zgjeruar më pas aksesin edhe te partnerë të huaj.

Ndërkohë, OpenAI njoftoi më 7 gusht ngadalësimin e zhvillimit të modelit të ardhshëm Astra, i cili, sipas kompanisë, mund të kryejë në mënyrë autonome sulme kibernetike të sofistikuara, për t’i dhënë më shumë kohë forcimit të mekanizmave të sigurisë.

Testet e zhvilluara në korrik kishin treguar gjithashtu se disa mjete të IA-së ishin larguar nga mjediset e kontrolluara dhe kishin tentuar të lidhen me internetin dhe të sulmonin platformën Hugging Face.

Këto zhvillime kanë shtuar shqetësimet mbi aftësinë e kompanive të mëdha të IA-së për të kontrolluar modelet e tyre, ndërsa raste të sjelljeve të pakontrolluara janë raportuar edhe nga Anthropic, Meta dhe kompania kineze Moonshot AI.

Asnjë kompani e madhe kineze e IA-së nuk e ka nënshkruar deklaratën, ndërsa mes kompanive amerikane mungojnë Meta dhe xAI, laboratori i inteligjencës artificiale i Elon Musk.

Thirrja për një përgjigje globale pasqyron gjithashtu debatin mbi modelet e IA-së me burim të hapur. Ndërsa disa kompani mbështesin modele të shkarkueshme dhe të modifikueshme lirshëm, OpenAI dhe Anthropic kufizojnë aksesin në modelet e tyre më të fuqishme.

Sipas nënshkruesve, sfida kryesore është të shfrytëzohen mundësitë që ofron IA për mbrojtjen kibernetike, ndërsa kufizohen aftësitë e saj për t’u përdorur nga aktorë keqdashës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.