Revistat prestigjoze ndërkombëtare kanë kthyer në kryefjalë zhvillimin e agroturizmeve në Shqipëri, si modelet e ofertës turistike që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “agroturizëm Huqi, Agroturizëm “Gjepali”, “Mrizi i Zanave”, “Mullixhiu”, Restorant “Bardhi”, janë disa nga sipërmarrjet që zënë vend në revistën prestigjoze amerikane “Travel + Leisure USA”, që e citon agroturizmin në Shqipëri si “një lëvizje e udhëhequr nga sipërmarrës novatorë dhe shefa të kuzhinës që po jetësojnë ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe përkatësisë përmes punës së tyre me ushqimin”.
“Zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri prezanton vizionin tonë për të ofruar mozaik unik destinacionesh në Mesdhe”, tha Krifca.
“Travel + Leisure” pasqyron eksperiencën unike që ofron agroturizmi shqiptar me historitë e ruajtura ndër breza, mikpritjen, prodhimet e tokës së fermerëve, gatimet tradicionale të sjella në ditët e sotme me risi, shërbimi i përkryer, ndërtesat origjinale dhe akomodimi cilësor dhe sigurisht vera shqiptare që lë mbresa.
Pozita gjeografike e Shqipërisë, një udhëkryq mes lindjes e perëndimit, që në lashtësi ka pasuruar kulturën kulinare të vendit dhe po tërheq sot gjithmonë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.
E.Xhajanka



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.