🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,458 ▼ -3.47% ETH $2,006 ▼ -3.04% XRP $1.3373 ▼ -1.86% SOL $83.4100 ▼ -3.15%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca në Panairin e Shtutgartit, ministri Özdemir: Do ta rekomandoja Shqipërinë si vend për t’u vizituar

“E kam shijuar kuzhinën shqiptare dhe do ta rekomandoja Shqipërinë, një vend për t’u vizituar, ku fermerët e vegjël kanë padyshim një rol të rëndësishëm”, ishin fjalët e ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Özdemir në panairin “Slow Food” në Shtutgard, ku u prezantuan 45 produkte tipike shqiptare.

Në këtë event të rëndësishëm, me ftesë të ministrit gjerman Özdemir, mori pjesë edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca. Ministri gjerman falënderoi homologen shqiptare Frida Krifca për prezancën e saj në Panairin e Shtutgardit, teksa e cilësoi visitën e saj një mbështetje të rëndësishme në promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe mbështetjen e produkteve autoktone

“Ju përfaqësoni Shqipërinë dhe mbështesni prodhimet autoktone shqiptare si faktor të rëndësishëm në zhvillimin rural”, tha Ozdemir.

Në takimin që u mbajt në stendën shqiptare, ministrja Krifca solli në vëmendje vizitën e ministrit gjerman Ozdemir, në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar, që siç tha ajo, “ishte një vizitë historike sepse ishte hera e parë që një ministër gjerman i Bujqësisë vizitonte vendin tonë”.

“Ne e shohim Gjermaninë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë drejt rrugës ambicioze për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Jam optimiste për partneritetin që kemi me ministrin Ozdemir dhe vlerësoj mbështetjen e tij për Shqipërinë, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Kemi së bashku një plan veprimi me disa hapa konkretë që do të vihen në veprin nën asistencën gjermane. Ne do të kemi një atashe në rajon, i cili do të na ndihmojë të ndërtojmë këtë urë”, deklaroi ministrja Krifca.

Në Panairin e Shtutgardit morën pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë ku paraqitën produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Në stendën e Shqipërisë u prezantuan 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food.

“Sipërmarrjet agroturistike në vend po zhvillojnë traditën e ‘ushqimit të ngadaltë’ shqiptar. Ata e bëjnë këtë duke promovuar ushqim të pastër dhe të drejtë dhe biodiversitet. Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”. Është një nocion i fuqishëm që mund të ndryshojë perspektivën se si duhet të prodhojmë dhe konsumojmë ushqim, u shpreh ministrja Krifca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.