🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.55 ▲3.34%
ARI 5,006 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,442 ▲ +0.69% ETH $2,321 ▼ -0.31% XRP $1.5298 ▲ +0.16% SOL $94.5800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Krisje e demokratëve? Çobaj dhe Ademi thirren në Tiranë

Takime veçmas, të dy shmangin njëri-tjetrin në selinë e PD-së

Konflikti i dalë në media ndërmjet kryebashkiakes së re të Shkodrës, Voltana Ademi, dhe kryetarit të degës së PD-së, Ramiz Çobaj, duket se ka shqetësuar drejtuesit më të lartë të partisë më të madhe të opozitës. Në ambientet e selisë së PD-së janë parë të dy figurat qendrore të Shkodrës, por Çobaj dhe Ademi nuk kanë i ngjitur së bashku shkallët e godinës qendrore të demokratëve në Tiranë, por veçmas. Pak ditë më parë në media u përfol për një krisje në degën e PD-së së Shkodrës, e konkretisht për një debat që vijon që prej përfundimit të zgjedhjeve vendore mes kryetarit Ramiz Çobaj dhe kryebashkiakes Voltana Ademi lidhur me punësimet e reja në administratën vendore të kësaj bashkie. Sipas raportimit të pak ditëve më parë, mësohet se Ademi nuk ka qenë dakord me emrat e propozuar nga Çobaj, pasi, ajo është e bindur se njerëzit e Çobajt kanë si qëllim mbajtjen nën kontroll të saj dhe të përfitojnë personalisht. Kjo situatë me sa duket ka tensionuar së tepërmi marrëdhëniet mes tyre, të cilët nuk e fshehin dot “konfliktin” as në ambientet publike. Një rast i tillë, u demonstrua edhe paraditen e djeshme në oborrin e selisë qendrore të PD-së në Tiranë, ku Ademi dhe Çobaj do të shkëmbeheshin, por pa u përshëndetur mes tyre. Edhe pse nuk dihen shkaqet e ardhjes në Tiranë apo axhenda e takimeve që secili prej tyre kanë zhvilluar dje në PD, në lokalin që gjendet brenda oborrit të godinës së demokratëve Ademi dhe Çobaj do të shfaqeshin indiferentë ndaj njëri-tjetrit, ku Ademi do të ngrihej nga tavolina ku ndodhej për të dalë nga lokali, ndërsa Çobaj do t’i afrohej lokalit pikërisht në momentin kur Ademi po largohej. Edhe pse ishin shumë afër me njëri-tjetrin, si kreu i PD-së së Shkodrës ashtu edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk do të shkëmbenin asnjë përshëndetje mes tyre, duke vështruar në kënde të ndryshme të oborrit. Ndërkohë, mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk gjendej në zyrën e tij përgjatë ditës së djeshme, duke nënkuptuar se as Ademi dhe as Çobaj ishin thirrur nga kryedemokrati për ndonjë sqarim të mundshëm të situatës së raportuar në media për një luftë klanesh në degën e PD-së së Shkodrës. Vetë kryedemokrati i Shkodrës Ramiz Çobaj, pak ditë më parë e mohoi një gjendje të tillë në degën e PD-së që ai drejton, duke e cilësuar këtë lajm si imagjinatë mediatike. Por, shfaqja publike e ofruar paraditen e djeshme në oborrin e PD-së nga dy protagonistët më shumë e rrëzon variantin e Çobajt, sesa e konfirmon.

Analiza

Sidoqoftë, ngjarja e djeshme mund të shihet si një rast i izoluar, por situata reale e anëtarësisë së PD-së pritet të mësohet në ditët e ardhshme, më shumë muajin e ardhshëm, kur të nisë dhe procesi i analizës postzgjedhore. Edhe pse Shkodra rezultoi fituese në 21 qershor dhe analiza për rezultatin e zgjedhjeve do të jetë disi më favorizuese për Çobajn, pasi dega që ai drejton ka arritur rezultatin më të mirë për të djathtën, ku ndryshe nga 13 bashkitë e djathta, përveç kandidatëve, në Qarkun e Shkodrës PD-ja fitoi dhe shumicën në këshillat bashkiakë të Shkodrës dhe Vaut të Dejës. Por përtej analizës së rezultatit për garën për pushtetin vendor, demokratët synojnë të rifreskojnë strukturat në bazë me qëllim që PD-ja të jetë më kompetitive në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas dy vitesh. Dhe nëse konfirmohet kjo krisje e anëtarësisë së Shkodrës, atëherë krerët e lartë të PD-së do të jenë “të detyruar” që të ndërhyjnë për të shmangur një thellim të situatës, ç’ka do të ishte problematike për PD-në në këtë qytet. Vetë Çobaj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve do të shigjetonte edhe ish-numrin 2 në PD, deputeten e Shkodrës, Jozefina Topallin, teksa do të shprehej se rezultati në Shkodër nuk u arrit as nga “Ambasadoret shëtitës” të Razmës, apo Gjirit të Lalëzit, por nga puna e strukturave të PD-së, Dega Shkodër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.