Kosova

Kriza politike lë pa rroga Ambasadat e Kosovës

kriza-politike-l-euml-pa-rroga-ambasadat-e-kosov-euml-s_hdVonesa në krijimin e institucioneve qendrore të Kosovës, kur po bëhen katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme, ka vështirësuar punën në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Në së paku pesë ambasada të Kosovës në shtete të ndryshme të Evropës, për më shumë se dy muaj nuk janë bërë pagesat për objektet me qira dhe pagat e zyrtarëve që punojnë në këto ambasada, shkruan Kallxo.com.

Një zyrtar që punon në njërën nga ambasadat në Evropën perëndimore, ka thënë se stafi në atë ambasadë është duke kaluar periudhë të vështirë si pasojë e mungesës së mjeteve financiare.

“Ka dy muaj që nuk kemi marrë pagesat për rroga dhe ato për qira dhe kjo ka filluar të paraqesë problem për stafin”, tha burimi i KALLXO.com nga një ambasadë e Kosovës në një shtet perëndimor.

“Me sa jam i informuar, nuk është vetëm ambasada jonë në këtë gjendje. Janë edhe disa të tjera nëpër Evropë që po përballen me problem të njëjta”, u shpreh burimi, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Bëhet fjalë për misionet diplomatike në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar se në pesë ambasadat nuk janë kryer me kohë pagesat për paga dhe qira.

Sipas ministrisë, deri tek kjo situatë është arritur në mungesë të rishikimit të buxhetit të vitit 2014.

“Për shkak të mos rishikimit të Buxhetit të Kosovës, praktikë kjo e paraparë edhe me ligjet në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti, kemi pasur vonesa dhe vështirësi të vogla në ekzekutimin e pagesave për qiratë dhe pagesat e stafit lokal në pesë misione diplomatike,” ka qenë përgjigja e MPJ-së.

Rishikimi i buxhetit ndodh në mes të vitit, por për shkak se Kuvendi i Kosovës është jofunksional, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Vendimi i fundit që deputetët e Kosovës kishin marrë daton në muajin maj, kur ata vendosën që vendin ta dërgojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button