Kriza, vajzat greke po e shesin trupin për një sanduiç
Studimi ka marrë në shqyrtim kësisoj kushtet e jetesës e të punës së 18.000 punëtoreve të seksit. Sipas studimit, kushtëzuar nga kriza, prostitutat greke i kanë zhvendosur dukshëm konkurrentet nga ish-Europa Lindore. 80 për qind e tyre tashmë në Greqi, janë vendase.
Kriza ekonomike në Greqi po i shtyn gjithnjë e më shumë greket e reja drejt prostitucionit. Mirëpo, shumë nga prostitutat që gjenden në vendin e prekur rëndë nga kriza ekonomike brenda zonës së euros, janë tashmë aq të dëshpëruara dhe të prekura nga varfëria, saqë po e shesin trupin e tyre edhe me çmimin e një “Big Mac”-u.
Pikërisht femrat që gjenden mes moshës 17 dhe 20-vjeçare, duket se po i ofrojnë shërbimet e tyre për këto çmime që prekin rëndë dinjitetin njerëzor, pa paragjykuar aspak vetë profesionin të cilin ata kanë zgjedhur ose kanë qenë të detyruara ta zgjedhin.
Këto janë rezultatet e një studimi të fundit, bërë të ditura në gazetën e përditshme britanike, “The Independent”, e cila citonte materialin origjinal nga londinezja “The London Times”.
Kriza e ka bërë seksin të lirë në Greqi
Sigurisht se prostitucioni në vend është legal, por janë vetëm një grusht shtëpish publike që posedojnë një licencë shtetërore për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Nisur nga kjo arsye, shumë prej 18.000 punëtorëve të seksit, të vlerësuara nga statistikat greke, e kryejnë këtë punë në rrugë.
Studimi ka marrë në shqyrtim kësisoj kushtet e jetesës e të punës së 18.000 punëtoreve të seksit.
Kushtëzuar nga kriza, prostitutat greke i kanë zhvendosur dukshëm konkurrentet e tyre nga ish-Europa Lindore. 80 për qind e prostitutave tashmë në Greqi, janë vendase. Kjo ka sjellë si rezultat që tregu grek i seksit, në krahasim me atë europian, nga të interesuarit e klientët e fushës.
Seks për të paguar faturën e radhës
“Disa nga gratë ia kanë hyrë kësaj rruge, pasi thjesht kanë uri. Dhe kështu që më pas, ato shesin trupin e tyre edhe për çmimin e një sanduiçi ose të një keku”, deklaroi profesori grek i sociologjisë, Gregory Laxos, në bisedë me britaniken “London Times”.
“Të tjera, përkundrazi, flenë me klientët vetëm për të paguar faturat në fund të muajit, taksat ose për të financuar ndoshta edhe nevojën e tyre për konsum droge”.
“Para krizës në Athinë duhej të paguaje minimalisht 50 euro për një prostitutë, e ndërkaq çmimi për një gjysmë ore seks, ka zbritur deri në dy euro”, tha profesor Laxos, i cili ka drejtuar edhe studimin në fjalë përgjatë tri viteve të fundit.
Laxos tha se 400 raste kaq dëshpëruese, mund të jenë “nominale krahasuar me mijëra punëtore seksi të tjera që punojnë në mbarë vendin, por – thotë ai – ato nuk kishin ekzistuar si fenomen derisa shpërtheu kriza financiare”.
Çmimi, ulje në rang global
Sipas gazetës londineze, çmimi i seksit në rang global po shënon ulje, ndërsa interneti po ofron gjithnjë e më shumë kontakt seksual online. Çmimi mesatar prej 180 eurosh për një orë kontakt në Europë, ka rënë në mënyrë dramatike, citohet të thotë “London Times”.
Ai është i bindur se kushtëzuar nga rrethanat katastrofale ekonomike në vendin e tij, të paktën në të ardhmen e afërt, nuk do mund të ndryshojë dot asgjë.
Rasti që tronditi Greqinë
Studimi në fjalë erdhi pas një raporti shokues muajin e shkuar në mediat greke, rreth një nëne greke e papunë që e dërgonte vajzën e saj të mitur 12-vjeçare te një prift dhe një pensionist, nisur nga nevoja për para. Gruaja në fjalë, një 44-vjeçare, u dënua më pas me 33 vjet burg dhe një gjobë prej 100,000 eurosh, shkruhej në gazetën britanike. Mediat greke e damkosën gruan në fjalë si “nëna monstër” dhe mbarë vendi u trondit nga rasti në fjalë.