Kroacia arreston një shtetas ukrainas, si të dyshuar për sabotim të Nord-Stream
Autoritetet kroate kanë arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z. në Pula, bazuar në një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Dyshohet për përfshirje në sabotimin e gazsjellësit Nord-Stream.
Sipas Zyrës së Prokurorit federal në Karlsruhe të Gjermanisë, arrestimi u krye nga Departamenti i Policisë së Pulës në koordinim me Drejtorinë e Policisë së Zagrebit.
I arrestuari është nën dyshime serioze se, së bashku me autorë të tjerë, shkaktoi shpërthiminnë tubacionin e gazit Nord-Stream dhe kështu kreu sabotim dhe shkatërrimin e një objekti infrastrukturor.
Zhytës i një grupi terrorist
Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe, e cila është përgjegjëse për akte të drejtuara kundër rendit kushtetues, thotë në urdhër-arrestin se ukrainasi Vladimir Z. është një zhytës i trajnuar dhe se ai i përkiste një grupi njerëzish të mbledhur rreth bashkatdhetarit të tij Serhiy K., kundër të cilit po zhvillohen procedura të veçanta.
Ky grup akuzohet se ka vendosur pajisje shpërthyese në tubacionet e gazit Nord Stream1 dhe Nord Stream 2 në shtator 2022, pranë ishullit danez Bornholm në Detin Baltik. I dyshuari mori pjesë në operacionet e zhytjes të nevojshme për të vendosur eksplozivët.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën një varkë me vela që u nis nga porti gjerman i Rostock për transport. Anija ishte marrë më parë me qira nga një kompani gjermane nëpërmjet një ndërmjetësi që përdorte dokumente personale të falsifikuara.
Ekplozivi shpërtheu më 26 shtator 2022, duke shkaktuar dëme të rënda në të dy tubacionet e gazit.
Procesi vazhdon – në Gjermani
Pas ekstradimit nga Kroacia, i dyshuari duhet të sillet para një gjyqtari hetues në Gjykatën Supreme Federale Gjermane në Karlsruhe. Më 30 qershor 2026, Zyra e Prokurorit Publik Federal ngriti një padi kundër Serhiy K., kundër të cilit po zhvillohen procedura të veçanta, në Gjykatën e Lartë në Hamburg.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.