⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.12 ▲0.03%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▲ +1.92% ETH $2,323 ▲ +2.48% XRP $1.2832 ▲ +2.16% SOL $93.1500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se deri në orën 14:00 janë regjistruar gjashtë vatra zjarri. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore. Ndërkohë, Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Një nga vatrat aktive është në Dajt të Tiranës, ku operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë, po në Tiranë, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen pas riaktivizimit të vatrës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri vijon me intensitet të ulët. Në terren ndodhen 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës, të mbështetur me një automjet zjarrfikës. Edhe këtu nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Tërbun të Pukës, operacioni vijon për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Përmirësim raportohet edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Në Qafë Helmes, vatra është izoluar dhe operacionet vijojnë me forcat lokale.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe angazhimin në terren. Sipas përditësimit të orës 14:00, situata paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nuk ka rrezik të raportuar për zonat e banuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.