🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.93 ▼0.17%
ARI 4,053 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,468 ▲ +1.91% ETH $2,323 ▲ +2.44% XRP $1.2832 ▲ +2.2% SOL $93.1800 ▲ +0.94%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.93 ▼0.17 % ARI 4,053 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.93 ▼0.17 % ARI 4,053 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluar

Drejtimi i mjetit mbi limitin e shpejtësisë së rrugës dyshohet se çoi në aksidentin e mëngjesit të kësaj të mërkure ku humbën jetën 3 të rinj në Durrës.

Shpejtësia duket se është një ndër shkeljet e rrezikshme që pavarësisht ashpërsimit të masave vijon të përsëritet në shifra mjaft të larta.

Vetëm një javë blutë në të gjithë vendin kanë pezulluar më shumë se 1500 patenta vetëm për këtë shkelje.

Ekspertët tregojnë se shpejtësia, shoqëruar dhe me mungesë sinjalistike, rezulton fatale.

“Shpejtësia s’i jep kohë drejtuesit të manovrojë. Ajo rrugë ka kthesa të rrezikshme. Duhet më shumë sinjalistikë”, tha eksperti Gëzim Hoxha për TCH.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve para 2 javësh ndryshuan dhe disa nene të Kodit Rrugor. Mes tyre heqja përjetë e patentës për përsëritësit e kapur me alkool, ndërsa përdorimi i celularit mund të sjellë pezullimin e patentës.

Me ndryshimet e reja gjobat për manovrat e rrezikshme arrijnë në 60 mijë lekë. Megjithatë sipas ekspertëve këto masa nuk mjaftojnë.

“Pas çdo aksidenti duhet bërë një hetim i thelluar: makina, rruga, sinjalistika, drejtuesi, pastaj të hartohen rregullore e VKM”, tha eksperti Gëzim Hoxha.

Pavarësisht ndryshimeve të herëpashershme të Kodit Rrugor apo të fushatave nga Policia Rrugore për të parandaluar aksidentet, numri i viktimave në rrugë çdo vit vijon të jetë shqetësues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.