☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,971 ▼ -4.4% ETH $1,982 ▼ -4.29% XRP $1.3251 ▼ -3.15% SOL $82.6100 ▼ -4.81%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin, nuk ka deklaruar dënimin në Greqi

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari rrezikon të shkarkohet. Në KQZ ka mbërritur vendimi i gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”.

Kryebashkiaku rezulton të jetë i dënuar me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës.

Vendimi është tashmë në duart e KQZ-së prej disa ditësh dhe të martën në 14 nëntor KQZ do të zhvillojë një seancë diskutimi publike për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengonte për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ka qenë i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcakonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Ndërkohë Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit” por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Sipas ligjit të dekriminalizimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t’u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Do të jetë KQZ që në seancën e diskutimit publik të së martës do të vendosë për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

1 Koment

  • Travel 15 November 2023, 04:06

    Vetem SPAKU i vendos pikat mbi I.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.