☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.81 ▼3.67%
ARI 4,773 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▲ +0.92% ETH $2,155 ▲ +0.77% XRP $1.3375 ▲ +0.22% SOL $83.0700 ▲ +1.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Kryebashkiaku i Londrës kërkon shtyrjen e negociatave për “Brexit”

Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar nga qeveria britanike që të mos e evokojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, për fillimin e negociatave zyrtare mes Londrës dhe Brukselit për daljen zyrarisht të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Khan kërkon që kronometri i fillimit të këtyre bisedimeve të shtyhet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani dhe Francë, çfarë do t’u mundësonte negociatorëve europianë më shumë hapësirë dhe legjitimitet për të arritur një marrëveshje me Londrën, për një qasje në tregun e vetëm europian, pa lëvizjen e lirë të njerëzve, çfarë kërkohet nga Londra.

Kryetari i ri mysliman i Bashkisë së Londrës thotë se, negociatorët e “Brexit”-it “duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm për evokimin e nenit 50 në mënyrë të parakohshme”.

Ministri i Shtetit për “Brexit”-in dhe kryeministrja e re britanike, Theresa May kanë sugjeruar se aplikimi i këtij neni të parashikuar në Traktatin e Lisbonës, që mundëson negociatat e një shteti anëtar për t’u larguar zyrtarisht nga BE-ja, nuk do të bëhet përpara janarit të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, udhëheqësi në largim i partisë euroskeptike “UKIP”, Nigel Farage tha se qëndrimi i mëtejshëm në tregun e vetëm europian do të përbënte një “tradhti” ndaj “Brexit”-it. Të dhënat nga institute prestigjioze ekonomike tregojnë se, ekonomia britanike ka pësuar rënie muajin e kaluar për shkak të rezultatit të referendumit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.