☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▼4.55%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,497 ▲ +3.55% ETH $2,357 ▲ +10.42% XRP $1.5341 ▲ +7.71% SOL $96.1700 ▲ +7.36%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryemadhi: Politikanët të zhvishen nga imuniteti, t’i nënshtrohen të parët Vetingut

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje se politikanët duhet të jenë të zhveshur nga imuniteti dhe të jenë të parët që duhet t’i nështrohen Vetingut.

E ftuar në mbrëmjen e së henes në INTV, Kryemadhi u shpreh se “Klasa politike duhet të jetë e shkëputur nga imuniteti, sepse politikanët duhet të jenë të parët që duhet t’i nështrohen Vetingut”.

E pyetur për bashkëqeverisjen me Ramen dhe përgjegjesinë për kanabizimin, Kryemadhi tha se “Përgjegjësia e LSI-së është dhe ne i  marrim përgjegjesitë tona, por ministria e Brendshme kishte përgjegjesinë kryesore”.

Kryemadhi solli si argument ndarjen me PS për shkak se u akuzuan se LSI po bllokonte reformën në drejtësi. “Më pas u akuzuam se nuk duam reformën në drejtësi dhe kjo nuk është e vërtetë, pasi LSI ka qenë dhe është për reformën në drejtësi”, tha Kryemadhi.

Ajo vleresoi punën e mirë të qeverisë përsa i përket sektorit të bujqësisë apo integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ne vlerësojmë punën e qeverisë përsa i përket bujqësisë, integrimit të vendit, si dhe mbajmë përgjegjësi për ato që nuk u bënë mirë”, tha Kryemadhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.