Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë nënshkruan Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim
Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov sot në Shkup e nënshkruan Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Marrëveshja, e cila është nënshkruar në gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe në bullgarisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Bullgarisë, parashikon mbështetje të Sofjes në aspiratat euro-atlantike të Shkupit, bashkëpunim në planin bilateral dhe multilateral, avancim të lidhjeve transportuese dhe komunikimeve, lehtësim të formaliteteve doganore dhe kufitare, ndarje të mjeteve për projekte infrastrukturore rajonale dhe ndërkufitare, si dhe lehtësim të kontakteve midis qytetarëve të të dyja shteteve.
Kryeministri i Maqedonisë pas përfundimit theksoi se Marrëveshja është hap historik për Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe tregon se e kaluara mund të jetë bazë e bashkëpunimit të ardhshëm. Marrëveshja e hap rrugën për bashkëpunim dhe zhvillimin e të dyja shteteve dhe është model për bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë”, vlerësoi Zaev.
“Mbyllëm çështje me të cilat pa mëdyshje e trasuam rrugën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Kjo marrëveshje është sukses i ndërsjellë, por edhe kontribut i ndërsjellë drejt stabilizimit politik edhe në shtetet edhe në rajonin të cilit i takojmë. Ky sukses le të jetë ide për shembull dhe model bashkëpunimi për rajonin dhe më gjerë”, tha Zaev.
Theksoi se Qeveria e RM-së është përcaktuar për politikë të zgjidhjes dhe jo të krijimit të problemeve. Marrëveshja, sipas Zaevit, është edhe mesazh për BE-në dhe NATO-n se vendet e rajonit kanë udhëheqësi të cilët sillen në mënyrë evropiane, ndërsa vendet e tyre meritojnë perspektivë evropiane. Bullgaria me këtë bëhet aleat i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Republika e Bullgarisë prej sot është mike akoma më e madhe e Republikës së Maqedonisë dhe aleate e jona në perspektivën euroatlantike. Populli im sot ka të drejtë të jetë i lumtur për shkak të këtij hapi që e bëri Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri bullgar Borisov tha se Marrëveshja i tregon BE-së se në Ballkanin e paqetë, i cili kaloi nëpër shumë vështirësi, problemet mund të zgjidhen me marrëveshje pa ndërmjetësues. Borisov pret BE-ja ta përshëndet dhe mbështesë marrëveshjen. Vlerësoi se shumë të rëndësishme janë edhe memorandumet të cilat sot i nënshkruan ministrat dikasterial të Transportit, gjegjësisht Energjetikës dhe Ekonomisë dhe shfaqi bindje se për 10 vite do të jenë të dukshme rezultatet e kësaj Marrëveshjet për të dyja shtetet.
“Ne e mbajtëm fjalën dhe atë që u betuam në Sofje se do ta nënshkruajmë Marrëveshjen dhe se nesër për festën e Ilindenit do të jemi së bashku pasi që termi histori e përbashkët është term i cili na bashkon dhe jep perspektiva dhe nuk na përçan”, tha Borisov.
Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë mesazhet të cilat Maqedonia dhe Bullgaria i dërgojnë drejt BE-së, Turqisë, Rusisë dhe SHBA-së, kryeministri Zaev tha se janë të vendosur të ndërtojnë miqësi, ta shtrijnë dorën në interes të qytetarëve, pasi që Marrëveshja dhe memorandumet i hapin perspektivat edhe bilaterale edhe rajonale.
Kryeministri bullgar Borisov e theksoi edhe rëndësinë e samitit në Trieste në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilin Korridori 8 mori mbështetje prej BE-së dhe shfaqi pritje se KE do ta mbështesë këtë Marrëveshje. Theksoi se ai dërgon mesazh edhe deri tek vendet fqinje.
“Unë jam i sigurt se me lidhjet e shkëlqyeshme, miqësitë të cilat i kemi me Serbinë dhe presidentin Vuçiq, me Greqinë dhe me kryeministrin Cipras, ne do të tregojmë se nuk punojmë kundër fqinjëve tanë. Kjo marrëveshje nuk është kundër fqinjëve tanë por është e orientuar si perspektivë e të dy shteteve. Përveç mesazheve për paqe, prosperitet, klimë të mirë investimi, shfrytëzim të fondeve të BE-së, qëllimi është që të rinjtë të udhëtojnë, të kenë perspektiva dhe të mbeten këtu në Ballkan”, tha Borisov.
I pyetur se pse VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila është pjesë e të njëjtës familje të EPP-së si dhe partia e tij GERB, ndërsa nuk e mbështet Marrëveshjen, kryeministri bullgar tha se edhe një plus është ajo që Marrëveshja është nënshkruar nga qeveri të cilët u përkasin partive nga provinienca të ndryshme politike.
“Me Gruevskin kemi punuar në këtë marrëveshje dhe ishim shumë afër nënshkrimit të saj dhe do të parashtrojë kundërpyetje. Çka arritëm me atë kur nuk kishte marrëveshje? RM anëtare e NATO-s dhe me perspektivë për në BE? Asgjë nga kjo, por e kundërta. Stabilitet dhe pjekuri politike, ruajtje të të gjithë parimeve evropiane – demokraci, liri të shprehjes. Kjo jep perspektivë. Do të ketë kritika për këtë marrëveshje, por kjo është garanci që edhe të dy memorandumet dhëntë Zoti të realizohen dhe do të shihni se cili do të jetë dallimi. Njeriu bashkëkohor dëshiron të udhëtojë, të mësojë, të shohë, gjeneratat bashkëkohore janë shumë të mençur, kur do ta njoftojnë edhe më shumë do ta duan Ballkanin”, tha Borisov.
Ai shtoi se do të jetë i lumtur nëse edhe Gruevski, me të cilin do të takohet pasdite, ta mbështesë marrëveshjen e cila hap perspektiva evropian.
Për atë se cilët lëshime i kanë bërë që të arrihet ky kompromis dhe konsensus i përmbajtur në marrëveshje, kryeministri i Maqedonisë Zaev tha se është rezultat i optimizmit tek të dyja palët. “Ajo që është përmbajtur në marrëveshje publikisht është qasëse deri tek të gjithë. Absolutisht ofron perspektiva të për qytetarët e të dy vendeve, ndërsa frymën e saj duhet ta sendërotjmë të gjithë, jo vetëm qeveritë dhe ministrat, por para së gjithash qytetarët. Ta ndjejmë si vegël për bashkëpunim, për më shumë biznes midis biznesmenëve, për më shumë kulturë, këmbim të përvojave, për projekte evropiane…”, tha Zaev dhe shprehu kënaqësi që Bullgaria do të jetë kryesues i ardhshëm me BE-në.
Sipas Borisovit, ekziston shans historik përmes procesit të Berlinit që Ballkani të avancojë integrimet në BE dhe NATO, ndërsa nënshkrimi i Marrëveshjes është rezultat i guximit të Zaevit.
“Për ne kjo Marrëveshje është e dëshiruar. AJo jep ton në BE për atë se mund të jemi fqinjë të mirë, ndërsa kolegët duhet shumë shpejtë me përpjekje të forta të ecin drejt BE-së.Gjithçka të bukur që kemi na ndodhi në BE. E di se si ishte të jetohet në socializëm, se si dukej atëherë, dhe se si duket tani. Atëherë nuk kishim metro, nuk kishim stacione pastrimi…Vetëm mund t’i dëshirojë RM-së dhe qytetarëve që shpejtë të hyjnë në BE. për ne alternativë tjetër nuk ka”, tha Borisov.
Në pyetjen se është dashur pikërisht Ilindeni, festë kombëtare e Maqedonisë ta kremtojnë së bashku në Maqedoni, kryeministri bullgar me koment: “Festat janë të përbashkëta. Pse të mos i kremtojmë së bashku. A të rrihemi. Këtu në Ballkan të gjithë janë të mëdhenj. Bullgaria e Madhe, Serbia, Maqedonia e Madhe. Ne me luftërat sollëm deri në atë që Ballkani të jetë vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Evropë. Dëshironi të kthehemi prapa. Ne me kolegun Zaev dëshirojmë të ecim përpara që të arrijmë nivel të Austrisë, Gjermanisë, Holandës…Atje dëshirojmë të shkojmë. Kjo është festë të cilën edhe ne e duam. Na falni që e kremtojmë”, tha Borisov.
Borisov, i cili e kryeson delegacionin qeveritar bullgar, paraprakisht u prit para Qeverisë së Maqedonisë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Menjëherë pas pritjes, kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, shkuan në tet-a-tet takim, me ç’rast u mbajt edhe takim i delegacioneve të qeverive të së dy vendeve.
Delegacioni i lartë qeveritar shtetëror i Republikës së Bullgarisë do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Programi i vizitës zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të përfundojë nesër me kremtim të përbashkët me rastin e festës kombëtare Ilinden në Shkup.