Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim shqip”: Nuk jam njeri që kërkon kontroll, besimi i tepërt shpesh më është kthyer në kosto
Në episodin e radhës të podkastit “Flasim shqip”, të transmetuar më 11 shtator në orën 18:00, Kryeministri Edi Rama rrëfeu kujtime nga rinia e tij dhe reflektime mbi udhëheqjen politike, duke u ndalur edhe te perceptimi publik se ai është një njeri që kërkon të kontrollojë gjithçka rreth tij.
Rama e cilësoi këtë një “lexim shabllon” të profilit të tij publik, duke theksuar se në të vërtetë një nga dobësitë e tij është besimi i madh te njerëzit.
Ai shpjegoi se nuk është njeri që nxit të kontrollojë, por përkundrazi, shpesh ka qenë neglizhent në raport me informacionet e detajuara, duke deleguar proceset e raportimit te drejtoria e kabinetit.
Në këtë konktest ai tha se nuk është njeri që nxit të kontrollojë, duke sjellë shembuj nga puna e tij me drejtuesit e Shërbimit Sekret Shqiptar: Visho Ajazin, Helidon Bendon dhe Vlora Hysenin.
“Dëshira për kontroll mendoj që është një lexim shabllon. Është një mënyrë për ta përcaktuar, si të thuash, atë profilin tim publik, duke e ushqyer nga motive të ndryshme. Unë, për fat të mirë në disa drejtime dhe për fat të keq në disa drejtime të tjera, e kam një nga dobësitë e mia që nuk jam një njeri që nxitem të kontrolloj. Fjala vjen, unë kam dëshmitarë drejtorët e shërbimeve inteligjente. Kam punuar me tre drejtorë të Shërbimit Sekret Shqiptar: me Visho Ajazin, me Helidon Bendon që e zëvendësoi dhe më pas, tani, me Vlora Hysenin. Dhe të tre mund të dëshmojnë që procesin e raportimit dhe të bashkëbisedimit me drejtuesit e shërbimit e kisha thuajse plotësisht të deleguar te drejtoria e kabinetit dhe merrja vetëm informacione shumë të rezervuara dhe shumë speciale, që kishin të bënin me aleatët dhe aleancat tona. Për pjesën tjetër kam qenë jashtëzakonisht neglizhent, për shkak se nuk e kam këtë. Unë besoj shumë te njerëzit. Jam rritur gjithmonë me frymën që ma ka injektuar fillimisht gjyshja ime, e cila ishte njeriu me të cilin unë isha shumë afër që i vogël. Ajo ishte një katolike, kështu, nga ato praktikantet, edhe në atë kohë kur feja ishte ndaluar, me atë shprehjen e famshme: “Ti preke dhe besove, po lum ai që besoi pa prekur. Unë te besimi e kam shumë të theksuar, te kontrolli e kam përgjithësisht dobësi. Kam njohur njerëz shumë dyshues. Kam pasur, në mënyrë të veçantë, një bashkudhëtar për një kohë të caktuar rruge, që ishte një njeri, është akoma, po tani jo bashkudhëtar. Dhe gjithmonë kam besuar që të dyshosh tek të tjerët, të jetosh me dyshime, është një kosto shumë e madhe për ty. Por nganjëherë them që duhet, sepse pastaj, kur ti ke përgjegjësi karshi të tjerëve, besimi i tepërt të kthehet në një kosto që mund ta paguajnë edhe të tjerët.”, tregon Rama.” – tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.