☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.89 ▲0.87%
ARI 3,882 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Apeli liron nga akuzat Agim Çekun dhe nëntë të tjerë në rastin e veteranëve

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e veteranëve, duke liruar nga akuzat Agim Çekun dhe nëntë të akuzuar të tjerë, të cilët në shkallën e parë ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me nga një vit burgim.

Vendimi është marrë në çështjen penale ndaj Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjahës, Shkumbin Demaliajt, Qelë Gashit, Shukri Bujës, Ahmet Dakut, Rrustem Berishës, Faik Fazliut, Smajl Elezajt, Fadil Shurdhajt dhe Xhavit Jasharit, të akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Kolegji penal i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, i përbërë nga Mentor Bajraktari, kryetar, si dhe Valon Kurtaj e Vaton Durguti, anëtarë, ka aprovuar ankesat e mbrojtjes dhe ka ndryshuar aktgjykimin e 12 shtatorit 2025 të Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me aktgjykimin e ri, nga akuzat janë liruar Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Apeli ka konstatuar se nuk është provuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën ishin akuzuar.

Në shkallën e parë, dhjetë prej të akuzuarve ishin shpallur fajtorë dhe secilit i ishte shqiptuar dënim prej një viti burgim.

Përveç dënimit me burgim, Gjykata Themelore i kishte obliguar ata të paguanin nga 200 euro për shpenzimet e procedurës penale dhe nga 50 euro në Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.