Bota

Kryeministri Gaburiçi jep dorëheqjen, pas akuzave për falsifikim të diplomës

Kryeministri i Moldavisë, liberaldemokrati Kiril Gaburiçi dha sot dorëheqjen, pasi prokuroria e akuzoi për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme.

“Unë nuk jam politikan, unë jam menaxher. Vendi ka nevojë për ndryshim të sistemit politik”, tha ai.

Kiril Gaburiçi, biznesmen proevropian, në shkurt të këtij viti u bë kryeministër i ish-republikës së vogël sovjetike.

Këtë javë ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm dhe shefit të Bankës Qendrore që të jepnin dorëheqjen për shkak të punës joefikase për rastin e disbursimit të miliardë dollarëve nga tre banka moldave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button