☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.57 ▲1.17%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,051 ▲ +0.35% ETH $2,101 ▲ +2.06% XRP $1.3398 ▲ +0.25% SOL $83.0000 ▼ -0.91%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.57 ▲1.17 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.57 ▲1.17 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kryeministri grek premton uljen e taksave

Kryeministri grek premton uljen e taksave me shpresë se do të fitojë pikë tek popullsia greke e tronditur nga kriza.

Për kryeministrin grek Antonis Samaras, më e keqja është kapërcyer. Ai e sheh Greqinë e tronditur prej krizës përsëri në kurs rritjeje. Gjatë hapjes së panairit më të madh grek në Selanik Samaras u shpreh optimist duke deklaruar: “Ne jemi drejt daljes nga recesioni. Ne jemi drejt daljes nga kriza. Epoka e ndihmave financiare është duke përfunduar.” Në tremujorin e tretë të vitit 2014 Greqia do të shënojë përsëri rritje pozitive, pas 24 tremujorësh recesioni, parashikon Samaras.

Ulje taksash

Kryeministri grek Antonis Samaras u premtoi bashkëatdhetarët e tij uljen e taksave. Ndër të tjera kryeministri grek premtoi uljen e taksës së karburantit për nxehje me 30 për qind. Rritja e kësaj takse nuk ka sjellë asnjë dobi, por vetëm ka dëmtuar mjedisin, sepse dimrat e kaluar shumë grekë kanë përdorur për ngrohje dru, sepse nuk mund t’i përballonin dot më çmimet e naftës.

“Por e gjithë kjo duhet të ndodhë me kujdes, dhe gradualisht, që të mos ketë rrezik për teprica. Ne kurrë nuk do të lejojmë që vendi të kthehet në deficite të pakontrolluara dhe borxhe. Ne kurrë nuk do të lejojmë që vendi apo populli të jetë e detyruar të kërkojë përsëri kredi.” – tha Samaras.

Jean-Claude Juncker dhe Antonis Samaras
Jean-Claude Juncker dhe Antonis Samaras

 

Përveç ukjes së taksave pritet të reduktohet ndjeshëm dhe kontributi i solidaritetit prej 650 eurosh për ata që punojnë në profesion të lirë.

Si do të vendosin huadhënësit ndërkombëtarë?

Qeveria e Samaras duhet të fitojë pikë tek popullsia e goditur nga kriza, sepse koalicioni i opozitës i të majtës radikale po kryeson në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha anketat. Megjithatë që pretimi i Samaras të mund të bëhet realitet duhet që huadhënësit ndërkombëtarë – e ashtuquajtura troika e BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – të japin dritë të gjelbër për uljen e taksave.

“Muajt e ardhshëm Greqia do të marrë për herë të parë një garanci zyrtare se borxhi i saj është i përballueshëm për t’u shlyer. Pavarësisht nga fakti se borxhi mbetet i lartë, ai për herë të parë ka filluar të bierë në shifra absolute.” – u shpreh kryeministri grek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.