☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama prezantoi qeverine dhe programin e saj ne parlament

Ai u shpreh fillimisht i bindur se Ruçi nuk do të lejojë që në këto katër vite rendi i ditës në Kuvend të merret peng.

“Jam i bindur që nën drejtimin tuaj axhendat partiake apo kuturisjet individuale nuk do mbajnë më peng rendin e punëve të ditës të këtij kuvendi. Do vijmë këtu çdo ditë për katër vite me radhë me qëllimet e mëdha të programit tonë qeverisës. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona në aktivitetin parlamentar dhe politik të katër viteve të shkuara”, tha Rama.

Sipas tij politikanët duhet të kenë parasysh se çfarëdo që do bëjnë, e bëjnë së pari për fëmijët e tyre.

“Jo armiq, asnjëherë, por as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, por me idetë dhe politikat tuaja. Shpresoj të jetë kështu edhe për ju. Në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, kush i qan më shumë ditën hallet e miletit, pasi ka numëruar natën se sa ka përfituar për vete. Basha doli në protestë me vajzën e tij të vogël. Nuk e sjell këtu atë episod për ta komentuar. Qofshim në qetësi apo në konflikt, gjithçka që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas tij “Ata ushqehen, vishen, kanë nevojë për kukulla, klasa të mira dhe fusha sporti. Nëse ne duam të bëjmë më shumë për ta, le të mbajmë në radhë të parë parasysh më kryesoren, atë që nuk kushton asnjë qindarkë, askush prej nesh këtu nuk u mëson fëmijëve në shtëpi tarbiatet e veta të bashkëjetesës së degraduar brenda këtyre mureve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.