🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,036 ▲ +0.55% ETH $2,417 ▼ -0.73% XRP $1.2981 ▼ -0.72% SOL $103.9400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama për AP: “Zvërneci”, kundërshtimet nga keqinformimi

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në një intervistë për Associated Press, për të çuar përpara projektin e resortit luksoz të Jared Kushnerit, pavarësisht valës së protestave në vend.

Kundërshtimet që lidhen me mjedisin, Rama thotë se vijojnë për shkak të keqinformimit, ndërsa sqaron se vlerësimet për ndikimet që projekti do të ketë në mjedis ende nuk kanë nisur.

Protestat kundër projektit kanë mbushur 10 ditë, megjithatë kur pyetet nga agjencia prestigjoze për t’u tërhequr nga plani, le të kuptohet se nuk ka ndërmend.

Kryeministri mbrojti arritjet e qeverisjes së tij në ruajtjen e natyrës, duke përmendur se moratoriumi 10-vjeçar i gjuetisë ndihmoi në rikthimin e faunës dhe shtimin e popullatës së flamingove. I pyetur për hetimet e hapura nga SPAK mbi pretendimet e pronësisë së tokës dhe për reagimet e ashpra të opinionit publik, Rama la të kuptohet se reagimet po nxiten nga jashtë si pasojë e fushatës së sulmeve kibernetike nga Irani.

Rama rrëfeu se ideja për rezortin luksoz të Zvërnecit lindi rastësisht në një darkë me Xhared Kushnerin dhe Ivanka Trumpin në jug të Shqipërisë. Çifti ndodhej në vendin tonë, për të furnizmuar me karburant jahtin, rrugës për në Malin e Zi dhe se pas kësaj vizite Kushner i shprehu dëshirën për të investuar në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se ky zhvillim po e kthen Shqipërinë nga një vend dikur të injoruar nga investitorët në shumë të dëshiruar, si nga investitorët e mëdhenj ashtu edhe nga kapitali i madh.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.