☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministria daneze në Tiranë: Shqipëria është partnere mjaft e vlerësuar për Danimarkën

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para e një kryeministri të Danimarkës në vendin tonë. Frederiksen u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për shtyp.

“Shqipëria është partnere mjaft e vlerësuar për Danimarkën dhe një aleate shumë e besuar e NATO-s. Në një kohë kur Bashkimi Evropian është më i rëndësishëm se kurrë më parë, unë shpresoj që ne të mund të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë dhe jam shumë e sigurtë që do ta bëjmë një gjë të tillë”, theksoi Frederiksen.

Ndërsa Rama tha se, “Danimarka ka qenë prezente në të gjithë procesin e transformimit të vendit, qoftë përmes agjencisë së saj të ndihmës, por mbi të gjitha politikisht e diplomatikisht si një mbështetëse e vendosur e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian”.

Kryeministri Rama gjatë takimit me homologen daneze i dhuroi një shall të punuar me dorë, si edhe një çantë me motive të një mozaiku të bukur të Shqipërisë, të cilin e cilësoi, “një edicion shumë të kufizuar për Ju”.

Më pas, Rama dhe Frederiksen vizituan Piramidën, e cila po kthehet në qendrën më të madhe rajonale të novacionit digjital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.