Kronika

Kryeprokurori Llalla në Top Story: Ksera nuk do të jetë i fundit

aaaaaNë emisionin e ditës së hënë, në Top Story ishte Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla i cili  bëri për herë të parë publike disa nga fazat e hetimit ndaj ish-ministrit të arrestuar, Spiro Ksera. Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se gjithçka u zbulua nga ish-shefi i kabinetit, i arrestuar më parë. Ai pranoi, pavarësisht se në mënyrë të përgjithshme, se në hetime janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë aktualë.

Sokol Balla: Ku janë hetimet për rastin “Ksera”?
Kryeprokurori Adriatik Llalla: Janë edhe dy masa të tjera që priten të ekzekutohen nga ana e policisë, mund të ketë edhe të dyshuar të tjerë, por deri në këtë fazë janë këta të dyshuar.

A ka patur presion politik dhe pse u mor tani vendimi?
Rasti ka një të veçantë, çështja ka nisur mbi bazën e kallëzimit të KLSH mbi ish-drejtorin e kabinetit të Kserës që po vuan dy dënime. Gjatë hetimeve të rastit, prokuroria arriti të zbulonte se krahas veprimeve të kundraligjshme të drejtorit të Kabinetit ka edhe shkelje të tjera ligjore nga ana e kësaj ministrie, përfshirë edhe ministrin Ksera. Hetimet çuan në zbulimin e kësaj afere korruptive.

 A ka pasur presion politik?
Nuk ka asnjë rast presioni politik ndaj prokurorisë. Vendimi për masën e arrestit është marrë pas përfundimit të hetimeve.

Duket sikur ky arrestim erdhi pas vizitës tuaj në Kroaci dhe dihet precedenti pozitiv kroat që solli një spastrim deri në rrënjë të korrupsionit, ka njëfarësimbolike kjo?
Vizita në Kroaci ishte për bashkëpunimin dhe për të vlerësuar në kontributin e rëndësishëm në integrimin. Rasti nuk ka lidhje me vizitën time atje, që ishte në kuadër të shkëmbimit të përvojave. Kontributi i prokurorisë është tejet i rëndësishëm në integrimin e vendit dhe modeli kroat vlerësohet si më i suksesshmi.

Kur flisni për rëndësinë që ka posti juaj, keni të drejtë pasi njerëzit kanë një perceptim të dobët për drejtësinë, që kap vendin e fundit, aq keq perceptohen. Mua më shkojnë ndërmend vetëm disa nga proceset e mëdha, që duhet të kishin marrë një zgjidhje, le të themi 21 Janari psh, dhe familjarët mendojnë që prokuroria ka prova për të rihapur procesin deri në zinxhirin e komandës, duket sikur prokuroria nuk po bën asgjë në këtë drejtim…as qeveria.
21 janari ka nisur dhe është hetuar para se të vija unë dhe nga të dhënat për këtë ngjarje, është kryer një punë e lavdërueshme. Të dyshuarit janë marrë në përgjejgësi penale për veprën e vrasjes me dashje. Pavarësisht kërkesës tonë, gjykata ka mbajtur tjetër qëndrim dhe rekursi ndodhet në Gjykatën e Lartë dhe është në proces shqyrtimi. 21 Janari ka të pa zbardhur vrasjen e Aleks Nikës, për të cilën prokuroria pasi ka kryer shumë veprime hetimore nuk ka mundur të zbulojë autorin e kësaj. Veprimet për zbulimin e kësaj vrasjeje vijojnë të kryhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Ka një hetim parlamentar për 21 Janarin, që nisi dhe nuk pëfundoi kurrë, ajo që ishte një goditje një grusht shteti, një qëndrim që e ndan edhe Presidenti. A ka hetim në këtë drejtim?
Prokuroria i ka dhënë zgjidhje kësaj piste. Ka kërkuar atë masë dënimi ndaj të akuzuarve për veprën penalë që kanë kryer në vlerësimin tonë.

Sokol Balla: Çështja “Fullani” pse shkoi drejt mbylljes dhe a pati një tejkalim, s’po them të qëllimshëm, por të rastësishëm afati rekursi?

Kryeprokurori Llalla: Të mos vëmë Prokurorinë në qendër të akuzave këtu. Rasti Fullanit, prokuroria vijoi hetimet. Ka kërkuar dënimin e tij si në Shkallën e Parë dhe në Apel, që vlerësuan se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar. Në këto rrethana pasi u shqyrtuan hetimet tona, nuk u gjetën shkaqet për rekursin. Ishte një mbyllje logjike nga ana e Prokurorisë.

Në 2014 keni folur për çështje të mëdha që po heton Prokuroria dhe që do lëvizin themelet e integrimit europian të Shqipërisë?
Nuk ka, thënë që do të trondisin të ardhmen e integrimit, por do të ndikojnë sepse në atë periudhë kishim dhe janë çështje për hetime të rëndësishme për zyrtarë të niveleve të larta. Por jo të gjitha hetimet që nisin përfundojnë me sukses. Ka patur hetime edhe të zyrtarëve aktualë. Dua të theksoj që një sukses ka qenë rasti i të akuzuarve për veprime terroriste. Shteti shqiptar ka qenë ndër të parët që ka identifikuar shtetasit e vet që propagandonin idetë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Nëse bisedon me funksionar të lartë, diplomatë dhe gazetarë të huaj të pyesin realisht a ka baza reale për të dyshuar që Shqipëria mund të jetë një vatër e këtyre elementëve të terrorizmit islamik?
Imazhin e keq të vendit tonë e kanë përcjellë media periferike shqiptare që ndikuan në publikimin e disa artikujve të mediave ndërkombëtare. Nuk ka asnjë të dhënë që në Shqipëri të veprojnë grupe të organizuara terroriste apo xhihadiste. Prokuorira shqiptare, që ka detyrën parësore për gjetjen e këtyre rasteve nuk ka gjetur elementë të tillë. Rastet janë individë që shkonin në mënyrë vetjake për të luftuar në një shtet të huaj. Kjo nuk do të thotë që në Shqipëri ka grupe ekstremiste.

Ka një shqetësim për Kosovën dhe Maqedoninë dhe në këtë trekëndësh bën që të shihet edhe Shqiëria, që mund të futet lehtësisht. Ju në një rast keni bashkëpunuar drejtpërdrejtë me prokurorinë e Kosovës…
Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet homologe në rajon. Për të gjithë ne është i njohur fakti që nuk ka ekstremizma  të organizuara fetare në Shqipëri.

Në intervistën tonë të fundit keni thënë që po hetoni në rang zyrtarësh të lartë ish ministra dhe ministra aktualë. Pas një viti e gjysmë kemi rastin Ksera, do të kthehet në precedent? Do të kemi arrestime të tjera?
Hetimet duan kohën e tyre. Prokuroria ka mjaft raste në proces hetimi në nivele edhe të larta. Edhe zyrtarësh aktualë. Vijojnë hetimet dhe do të vendoset më vonë se ca do të  bëhet.

Sokol Balla: Po hetoni një ministër, ka zhvillim në këtë drejtim?

Kryeprokurori Llalla: Vijojmë hetimet dhe në atë rast ku gjenden prova hetimet vijojnë, ndërsa mjete të tjera si hetimet e specializuara duan kohën e tyre. Të gjitha rastet kur kemi arrestuar deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë kemi gjetur mbështetjen e Kuvendit. Muk është pengesë për ne imuniteti i zyrtarëve.

Dy çështje që nisën me bujë, njëra ajo e privatizimit të Albpetrol, e garancisë prej 85 mln dollarësh të thënë për të, si janë hetimet në këtë pikë?
Është një hetim më i zgjeruar që shtrihet edhe tej kufijve të Shqipërisë. Kemi kryer pjesën tonë dhe jemi në pritje të letërporosive. Është drejt hetimit vazhdimisht sepse veprimet nuk mund të përfundojnë brenda territorit shqiptar.

Një rast tjetër është ajo e Ministrisë së Mbrojtjes, padia e bujshme ndaj një ngjarje që u përfol shumë, ajo e përgjimeve që pretendonte PS që i ishte bërë asaj dhe diplomatëve të huaj, çfarë ka ndodhur?
Rasti është hetuar nga ana jonë dhe nuk janë gjetur elementë të veprës penalë dhe është pushuar. Të dhëna nuk mund të jepen sepse pajisja është mjet i Ministrisë së Mbrojtjes. Çështja është mbyllur.

Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj foli se nuk ka një reagim në të njëjtën valë cilësie dhe sasie nga prokuroria për paditë e KLSH-së….
E rëndësishme për gjithë institucionet shqiptare është që të bashkërendojnë punën e tyre. nuk duhet që institucionet të sulmojnë njëri-tjetrin. Prokuroria nuk shqetësohet nga deklarimet publike të asnjë subjekti tjetër. Jemi të bindur se vendimarrjet tona janë të drejta. Kreu i KLSH mund të njihet me vendimin përfundimtar. Në rastin e KLSH, kemi marrëdhënie korrekte dhe nuk kemi patur reagime të tij për vendime të prokurorëve. Mjaft kallëzime të KLSH pas auditimeve janë hetuar, kanë përfunduar dhe janë dërguar për gjykim dhe shumë zyrtarë vuajnë dënimet përkatëse.

Për 920 mln dollarë dëm foli KLSH. Kjo lidhet edhe me një çështje të madhe, siç është ajo e CEZ, si po shkojnë hetimet?
KLSH ka ekspertizën më të mirë në vend për të gjetur shkeljet dhe mund t’i vijë në ndihmë institucionit tonë në këtë hetim. Hetimi për rastin konkret është bërë publik dhe një pjesë është dërguar në për gjykim dhe një pjesë është ende nën hetim.

Në këto paditë e palëve politike, si i prisni ju si prokuror sepse njerëzit i shohin si cicmice?
Nuk duhet të ndikohemi nga qëndrimet dhe deklaratat e palëve. Është detyra jonë që që t’i trajtojmë në përfundime të bazuara në prova dhe jo mendime të përgjithshme.

Rasti i Kroacisë është rast tipik ku prokuroria mori përsipër të shtonte një marsh dhe t’i përgjigjej interesave të opinionit publik, duhet të lëvizni edhe ju pak më shpejt?
Është e nevojshme një lëvizje më e shpejtë, por numri i procedimeve që ka prokuroria gati është dyfishuar në raport me 5-6 vjet më parë dhe numri i prokurorëve është i njëjtë, edhe buxheti mbetet i njëjtë. Është e rëndësishme që hetimet të përfundojnë sa më shpejt, ndaj për kundravajtjet i dërgojmë në gjykim të drejtpërdrejtë.

Pas një viti e gjysmë, përveç Kserës nuk kemi tjetër, a do kemi arrestime të bujshme të këtij niveli?
Është fakt që nuk është vetëm rasti i tij. Prokuroria ka vënë me dhjetra zyrtarë para gjykatës. Një pjesë e dënuar dhe një pjesë kanë përfunduar gjyqet. Detyra jonë është të mbledhim prova dhe t’i dërgojmë para gjykatës që vendimarrjet të mos jenë të njëanshme.

Sokol Balla: Ka një problem që edhe ju vetë e keni gjetur në lidhje me procesin hetimorm ku përfshihet edhe policia, çështja Doshi dhe akuzat ndaj Metës…
Rasti është i njohur, procedimi ka nisur dhe cështja është në proces gjykimi.

Jeni përmendur nga Doshi që keni telefonuar kreun e Kuvendit menjëherë pas rrëfimit të tij?
E pavërtetë.

Është përfolur se në cështje delikate të DIA-s, kreu i Kuvendit është përgjuar në mënyrë të paligjshme, ka një pretendim dhe akuzë, a i ka kryer prokuroria këto përgjime?
Është një cështje e nisur vite para se të vija unë, nisur në 2008 dhe pushuan në 2010. Në 2014 ne kemi rinisur këtë cështje dhe kemi dërguar për gjykim Kastriot Ismailaj. Vijojnë hetimet për pjesën tjetër të veprës penale.

Nuk mund t’i përgjigjeni pyetjes?
Është shumë vite para se të vija unë.

Cfarë zhvillimesh pritem të ketë nga këto hetime? Se thuhet që edhe Ismailaj do të dalë i pafajshëm pas përfundimit të Arbitrazhit.
Prokuroria është e bindur që ai ka kryer veprën penale.

Ka një mungesë koordinimi mes policisë dhe prokurorisë dhe jo më larg se nisja e vitit e shkritë një strukturë të përbashkët…
Struktura e përbashkët që është ndër më të rëndësishmet dhe i përngjan modelit kroat, ka nisur ta forcojmë me numër prokurorësh dhe pritet që në 10 ditët e parë të shtojmë numrin përkatës të prokurorëve dhe pajisjet që heton zyrtarë të niveleve të larta. Lidhur me marrëdhëniet me policinë e shtetit, është fakt që janë institucionet që bashkërendojnë më mirë punën e tyre. 50 përqind e rasteve të punës së prokurorisë janë të referuar nga policia. Marrëdhëniet janë normale, përkundrazi janë më korrektet që kam njohur ndonjëherë.

Ka shumë procese personash me pozitë të caktuar në polici, shërbim informativ, prokurorë që janë të përfshirë me kriminelët, ta marrim si shenjë pozitive që po luftoni të keqen brenda vetes.
Problemi i penetrimit të krimit në radhët e institucioneve është i njohur, por është detyra jonë ta pastrojmë. Ne kemi gjetur disa raste dhe nuk mendoj se nuk ka të tjerë. Është e rëndësishme që të punojmë. Të gjejmë këto raste dhe të pastrojmë institucionet.

A ka dicka të re në rastin e gjyqtarit Konomi?
Nuk ka asnjë të re në vrasjen e gjyqtarit Konomi, por kjo nuk zbeh veprimet tona apo të policisë së shtetit.

Sot në gjykata ka shumë dosje politikanësh, si e shihni perspektivën e këtyre dosjeve?
Janë problematika të njohura dhe secila palë do të gjejë mundësi të mbrojë veten. Secila palë zgjedh mënyrën e vet për t’u mbrojtur.

Sokol Balla: Dekriminalizimi, kemi një ligj të miratuar dhe pritet të miratohen edhe disa ndryshime në Kushtetutë, si e keni pritur këtë ligj dhe a i çliron duart organeve hetimore për të hetuar këto elementë?

Kryeprokurori Llalla: Kam bindjen që do të shoqërohet në rezultate pozitive. Në bazë të formulimeve dhe pritet që brenda marsit të plotësohen amendamentet përkatëse. Është e rëndësishme që të gjithë elementët kriminalë që kanë depërtuar në politike dhe institucione të largohen.

Reforma në drejtësi, duket se prokurorisë do t’i hiqen disa kompetenca dhe kjo interpretohet për t’i dhënë më shumë kompetenca një organi tjetër që lidhet me cështje korrupsioni?
Projekti nuk parashikon dobësimin e prokurorisë, synohet forcimi i prokurorisë.

Byroja Kombëtare e Hetimit, një cështje e debatueshme. PD thotë se ka rënë dakort, por duket sikur është kundër LSI. Palët janë ndarë tek pikat, ky organ do të jetë konkurrent apo bashkëpunues me prokurorinë, ju ku qëndroni këtu?
Nuk mund të jetë konkurrente me prokurorinë dhe duhet të zgjidhet me ligj organik, kjo byro hetimi mund të atashohet pranë prokurorisë së krimeve të rënda. Është e rëndësishme një strukurë e tillë. Kjo strukturë, kjo byro e pajisur me kapacitete të duhura njerëzore dhe personel të aftë do të bënte goxha punë.

Ndërkombëtarët kanë marrë rol aktiv për reformën në drejtësi. Frustrimi i tyre lidhet me punën e prokurorisë, ai i KE dhe ai i SHBA, kanë patur edhe replika me ju, flitet, është e vërtetë kjo?
Kemi marrëdhënie shumë korrekte dhe mënyra sesi ata mbështesin institucionet tona është me trajnim stafi me njësi të përbashkëta hetimore, ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë asnjëherë.

Kush po e kërkon kokën tuaj zoti Llalla, të paktën kërkesën për ndërprerje mandati?
Unë nuk e ndjej veten të shqetësuar në këtë. Nuk shoh që dikush kërkon të ndërpresë mandatin tim. Unë jam në përfundim të mandatit dhe do të vijoj këtë detyrë deri në atë moment që ligjvënëse të vlerësojë të kundërtën.

Mendoni që ka një përpjekje politike për t’i dhënë fund mandatit tuaj?
Nuk mendoj që lidhet me mua personalisht. Në bindjen time nuk mund të ndërpriten mandatet kushtetuese. është antikushtetuese. Është një zgjedhje kushtetues nuk mund t’i ndërpriret mandati.

Cfarë mendimi keni për reformën në drejtësi?
Prokuroria dhe unë kemi vlerësaur nismën e presidentit për nisjen e procesit të reformës në drejtësi. Prokuroria ka patur ekspertët e vetë në këtë reformë. Ka patur bashkëp[unim. Ka funksionuar bashkëpunimi mes nesh dhe ekspertët kanë qënë prezentë në cdo tryezë të ftuar. Ajo që parashikohet si risi në organizim të saj është këshilli i prokurorisë dhe mënyra e funksionimit të tij, ajo që vlerësoj se është e padrejtë është parashiimi që këshilli të mos drejtohej nga prokurorë por të dominojnë pedagogë, avokatë dhe pjesë tjetër që nuk janë brenda prokurorisë. Mendoj që duhet të jetë e kundërta.

Zyrtari amarikan Jonathan Moore  ka deklaruar se për të goditur korrupsionin duhet të përdoret Adriatik Llalla. A keni patur presion politik të brendshëm nga diplomatë të huaj për ndjekje dhe arrestim të ish-kryeministrit Berisha?
Mendoni që do të guxonte një diplomat i huaj në një shtet të pavarur të imponohen në forma të tilla? Në asnjë rast, as politikanët shqiptarë. Nuk varet nga prokurori i përgjithshëm arrestimi i dikujt ose jo, atë e bëjnë provat.

A është e nevojshme një reformë në drejtësi dhe pikat ku duhet të godasë ajo?
Reforma është e rëndësishme dhe duhet të jetë sa më e shpejtë. Ajo që shoh është që gjithë sistemi i drejtësisë është i çorganizuar për këtë debat që vazhdon prej muajsh. Të gjithë ndjehen të pasigurtë, ndaj duhet që kjo të marrë fund sa më shpejt. Debatet pafund po dëmtojnë jashtëzakonisht shumë drejtësinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button