☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,884 ▲ +1.31% ETH $2,238 ▲ +2.03% XRP $1.3547 ▲ +0.59% SOL $84.7200 ▲ +1.83%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kryetari i Bashkisë Lezhë ‘zhvendoset’ në burg, urdhër arresti për 23 persona

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është vënë në pranga ditën e sotme nga policia për shpërdorim detyre.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hetuar rastin, duke e akuzuar kreun e Bashkisë për tjetërsim pronash.

Siç bëhet me dije, në pranga janë vënë edhe nënkryetari i bashkisë dhe 21 për zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ka urdher arresti me të njëjtën akuzë ku 8 janë arrestuar.

Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat si në Kavajë, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme.

Ndër të arrestuarit jane: Fran Frrokaj-Kryetari i Bashkisë së Lezhës; Enver Hafizi-Nenkryrtar i Bashkisë së Lezhës; Gjelina Bacaj-Drejtore e Hipotekës; Eduart Lekaj-Jurist i Hipotekës; Armando Dakaj-Jurist i Hipotekës, etj.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, bëri me dije se në Lezhë do të kishte arrestime, për abuzimet që ishin bërë me pronat.

“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme.

Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, tha në atë kohë Xhafaj.

Frrokaj është zgjedhur kryetar i Bashkisë në Lezhë në vitin 2015, nën siglën e PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.