☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.19 ▲1.79%
ARI 4,714 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,199 ▲ +0.67% ETH $2,106 ▲ +1.9% XRP $1.3480 ▲ +1.58% SOL $83.4700 ▲ +0.02%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.19 ▲1.79 % ARI 4,714 ▲0.75 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.19 ▲1.79 % ARI 4,714 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Kryevidhi kundër Carës. Orikumi dhe Ksamili, kërkojnë njësi më vete paralajmërojnë me bojkotim të zgjedhjeve

Reforma

shkembiShoqata për Autonominë Vendore mbështet ndarjen e re territoriale. Kreu i kësaj shoqate, Artan Shkëmbi, thekson se harta e re zhbën ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificiale prej 23 vjetësh midis qytetit dhe fshatit. Pro ndarjes së miratuar nga komisioni është shprehur dhe kreu i komunës Kryevidh, duke dalë kundër qëndrimit të deputetit të PS-së së Kavajës, Parid Cara. Kreu i kësaj komune, Fatos Kaja, ka mbështetur ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar atë të drejtë. “Pranojmë vendimin e komisionit”, kështu ka bërë me dije Fatos Kaja. Deputeti i kësaj zone, Parid Cara, kërkoi që Kryevidhi dhe Gosi të jenë nën varësinë e Kavajës. Ndërkohë, ka reaguar dhe kreu i Komunës Luz i Vogël, sipas të cilit kjo është një ndarje politike. Ndërsa kreu i Bashkisë së Rrogozhinës ka kërkuar që kjo bashki të jenë njësi më vete. Të njëjtin mendim ndan dhe nënprefekti i Pukës, Marash Kolaj, sipas të cilit është propozuar një njësi më vete. Gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar as peticionet, ku këshilli i Komunës së Ksamilit nëpërmjet një peticioni drejtuar deputetëve të këtij qarku, kërkon që të jetë njësi më vete nga Saranda, siç është parashikuar në draftin e qeverisë. Këshilltarët e komunës kanë kërkuar vëmendje, duke presionuar deri me mosmarrje pjesë në votime, apo për zhvillimin e protestave kundër kësaj reforme. Sipas këshilltarëve të Ksamilit, ata kishin marrë garanci për variantin Ksamil-Butrint-Xarrë-Mursi, si Bashkia Butrint me qendër Ksamilin. Presioni me mosmarrje pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore ka ardhur dhe nga Komuna e Orikumit, e Qarkut të Vlorës, e cila kërkon ndryshim të ndarjes territoriale ku Orikumi të jetë njësi më vete. Kreu i këshillit, Agim Begotare ka theksuar se kjo komunë nuk pranon të bashkohet me Vlorën. “Nuk pranojmë të bashkohemi me Vlorën. Do të bojkotojmë punën nëse bashkohemi me Vlorën”, ka thënë gjatë fjalës së tij Begotare.

Nga ana tjetër, këshilltari Berdo Berdo ka kërcënuar se nëse ndodh që ky variant të pranohet, do të bllokojnë rrugën nacionale. “Orikumi të mos kalojë në varësi të Bashkisë Vlorë”, ka thënë Berdo. Por reforma territoriale ka gjetur mbështetjen e  Shoqatës për Autonominë Vendore, e cila kërkoi votimin e saj nga deputetët në seancën e datës 31 korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.