☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,834 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,332 ▲ +-0% ETH $2,336 ▼ -1.54% XRP $1.3652 ▼ -0.07% SOL $83.7200 ▼ -2.38%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,834 ▼0.33 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,834 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Kryqi në Butel, tërhiqen protestuesit e BDI; marrëveshje me VMRO

Zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmjen e së premtes kanë ndërprerë protestën kundër ndërtimit të një kryqi në komunën e Butelit.

Ata kanë çmontuar çadrat e vendosura në vendin ku ishte parashikuar të ndërtohej kryqi i lartë 56 metra.

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tha se me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, partnerët e koalicionit qeveritar VMRO dhe BDI kanë arritur një marrëveshje që kryqi të mos vendoset.

Jo zyrtarisht mësohet se në vend të simbolit fetar të krishterë do të ngrihet një flamur kombëtar maqedonas.

Ndërkohë, para se të arrihej marrëveshja, dhjetëra të rinj maqedonas nga komuna e Butelit kanë tentuar të afrohen tek kampi ku protestonin shqiptarët për t’u përleshur me ta, por policia ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Gjatë përpjekjes për të çarë rrethimin e policisë, protestuesit maqedonas kanë lënduar tre pjesëtarë të forcave të rendit.

Pas tensionimit të situatës ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, i cili ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka ftuar partitë e përfshira të gjejnë zgjidhje për të normalizuar situatën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.