☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kthehet në atdhe kontigjenti paqeruajtës “Eagle-8”

Misioni-Eagle-8-4-525x350Trupat e Kontigjentit Paqeruajtës “Eagle-8″, që shërbyen me mision në Afganistan
janë kthyer në Atdhe. Me këtë rast, në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr u zhvillua sot ceremonia e pritjes, ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjen/major Jeronim Bazo, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se misioni i tetë luftarak i paqeruajtësve shqiptarë përmbyll me sukses angazhimin tonë me forca luftimi në misionin ISAF. “Rajoni i veprimeve të “Eagle-8″ është vlerësuar si kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit, ku forcat talebane kanë qenë gjithmonë prezente dhe shumë aktive”, tha ministrja.
Duke vënë në dukje kontributin e trupave shqiptare në misionin luftarak “Eagle-1″ nga viti 2010, Kodheli falënderoi SHBA-në për mbështetjen e këtij misioni”. Ministrja Kodheli nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojmë të qëndrojë në Afganistan, përkrah aleatëve, duke kontribuar gjithmonë me vetëmohim dhe profesionalizëm.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ne ceremonine e pritjes te 'Eagle 8'

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ne ceremonine e pritjes te ‘Eagle 8′

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes u ndal dhe tek kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në krye të detyrës në misionin paqeruajtës në Afganistan, dy vjet më parë. “Do të doja të kujtonim së bashku vëllain, shokun, bashkëluftëtarin tuaj, kapiten Feti Vogli. Tek ai gjeni shembullin më të mirë për karrierat dhe jetën tuaj”, iu drejtua Kodheli paqeruajtësve.
Ndërsa ambasadori amerikan Arvizu theksoi se SHBA-të vlerësojnë kontributin dhe sakrificën e ushtarakëve shqiptarë, si dhe lidershipin civil e ushtarak, që me urtësi po drejtojnë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe aletatët e tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.