Kosova

Kuçi: Hashim Thaçi president, ose shkojmë në zgjedhje!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Hashim Thaçi do të zgjidhet president i ri i Kosovës më 2016. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja. Në një intervistë dhënë për Gazetën Blic, Kuçi ka thënë se mund të ketë individ që janë kundër Hashim Thaçit president, mirëpo, ai është i bindur se edhe deputetët e LDK-së do ta votojnë.

ku-ccedil-i-hashim-tha-ccedil-i-president-ose-shkojm-euml-n-euml-zgjedhje_hd“Mund të ketë individ që do të veprojnë ndryshe, që është demokratike, por unë besoj se që në vitin 2016 do të funksionoj marrëveshja, dhe më 2018, do të jenë zgjedhjet e reja nacionale. Përndryshe, po e them, jo për kërcënim, të mos e marrë askush, por në Kushtetutë parashihet qartë, që nëse presidenti nuk zgjidhet as në herën e tretë, atëherë shkohet në zgjedhje të reja nacionale. Pra, nuk e kisha dashur që vendi të shkoj në zgjedhje të reja. unë jam i bindur që LDK-ja ka qenë serioze në marrëveshje edhe ne kemi qenë”, ka thënë Hajredin Kuçi.

Ai në këtë intervistë dhënë për Gazetën Blic thotë se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duket se nuk ka informacion se në marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së precizohet shumë qartë se më 2016, Hashim Thaçi do të jetë president i vendit.

“E para vendit nuk ka qenë prezentë në nënshkrimin e marrëveshjes. Me siguri ka folur për marrëveshjen fillestare. Marrëveshja fillestare, ku janë pajtuar për bashkëqeverisje, nuk ka folur për poste”, ka thënë Kuçi, duke iu përgjigjur deklaratave të Jahjagës se nuk është përcaktuar mandatari për postin e presidentit.

Kuçi ndër të tjera në këtë intervistë ka folur edhe për emërimin e zëvendësministrave. Sipas tij, PDK është e gatshme që menjëherë t’i emëroj zëvendësministrat e saj. Ai po ashtu flet në këtë intervistë flet edhe për mënyrën se si është arritur marrëveshja PDK- LDK, për mënyrën se si janë emëruar ministrat e PDK-së, për Gjykatën Speciale, misionin e EULEX-it, për ndërprerjen e kontratave nga ana e rektorit të Universitet të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button