Politika

Kufiri detar me Greqinë/ Rama: Negociatat u ndërprenë kur ndryshoi qeveria në Greqi, grupi i punës do riformatohet

Nga Shijaku duke ndjekur punimet për rindërtimin e çdo pasoje të 26 nëntori, kryeministri Edi Rama u shpreh se grupi negociator me Greqinë për delimitimin e kufirit detar do të ndryshojë për t’u riformatuar.
Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Menjëherë pas kësaj erdhi dhe përgjigjja nga kryeministri, i cili u shpreh se nuk ka një marrëveshje, negociatat janë ndërprerë qysh kur ndryshoi qeveria në Greqi, madje, edhe vetë grupi negociator do të duhet të ri-formatohet, dhe ri-formatimi kalon edhe përmes presidentit, i cili duhet ta miratojë.

Ahmetaj: Të gjitha grantet përveç grantit 2,5 mln të Greqisë janë të përfunduara proceduarat dhe ka nisur zbatimi në terren

Rama: Me këtë grantin e Greqisë që është vonuar mund të jetë një ushqim që i dhe konspiracionit të madh të detit, ndërkohë që është për ti vënë duart në kokë që ka njerëz që mund të besojnë se ata që firmosën marrëveshjen e famshme, që ne ne refuzuam, na i ka dalë detit në mbrojtje nga ne. Ajo që të gjithë duhet ta kuptojmë është se nuk ka një marrëveshje, s’është arritur, negociatat janë ndërprerë qysh kur ndryshoi qeveria në Greqi. Madje, edhe vetë grupi negociator do të duhet të ri-formatohet, dhe ri-formatimi kalon edhe përmes presidentit të Republikës, që duhet ta aprovojë. Që do të thotë, të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe shumë e poshtë. Megjithatë, jam i bindur vetëm për një gjë, pikërisht se ky popull është shumë i mençur dhe kush e merr për budalla e pëson. Edhe kjo është një arsye që do ta pësojnë shumë keq në raport me popullin të gjithë ata që po e bëjnë për budalla me këtë historinë e vet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button