Kur duhet të martoheni sipas shenjës së horoskopit?
Dita e madhe ka trokitur dhe ju nuk jeni akoma gati për të thënë “po”? Atëherë yjet do ju ndihmojnë për të gjetur momentin, kohën dhe sezonin e duhur.
Nëse nuk jeni ende gati për të bërë një dasmë të madhe, mund ta përdorni këtë kohë që ju tregon shenja e horoskopit për një takim me të dashurin e zemrës.
Gjithçka “ e parashikuar”, që nga organizimi, ceremonia, surprizat dhe deri te DJ që mund të zgjidhni, shenjë për shenjë.
Dashi
Dashi është impulsiv dhe kërkon aventurën. Nuk ka një ditë të vitit që mund të jetë më e përshtatshme se një tjetër, pasi mjafton që të jetë spontane. Një dasmë shumë e mirë për ju do të ishte të zgjoheshit në mëngjes e menjëherë të thoshit se pas një jave do organizonit dasmën tuaj. Spontane dhe e bukur, sezoni nuk ka rëndësi!
Demi
Për Demin mjafton një dasmë që të ketë elemente me kuptim. Një datë e shënuar për çiftin, diçka që ju lë një kujtim ose një kohë që t’ju lidhë sa më shumë me natyrën. Për Demin, vjeshta do të jetë perfekte. Mjafton të ketë disa elemente nga e kaluara për t’i dhënë origjinalitetin e duhur dasmës.
Binjakët
Një dasmë surprizë do të ishte shumë mirë për Binjakët. Thënë këtë, ju mund të surprizoni partnerin tuaj në ditën e festës së Halloëeen-it. Një dasmë ndryshe nga të tjerët dhe me shumë karakter.
Gaforrja
Gaforrja është një shenjë emocionale. Ajo do të donte të kishte në ditën e rëndësishme një rreth të ngushtë të miqve dhe familjarëve. Ndaj do të ishte mirë që dasma të zhvillohej në verë duke pasur parasysh se të gjithë familjarët dhe miqtë janë më të lirshëm se në periudhën tjetër të vitit.
Luani
Shenja e Luanit dëshiron të zhvillojë një dasmë si në filma dhe kërkon që të impresionojë të ftuarit. Një dasmë në ditën e ndërrimit të viteve do të ishte perfekte për ta. Ndërkohë që i gjithë qyteti feston, duket se festa bëhet posaçërisht për ta. Shkëlqim, drita dhe flokë bore për shenjën e zjarrit – një përrallë e vërtetë.
Virgjëresha
Precize dhe praktike, Virgjëresha do të donte një dasmë të organizuar mirë edhe në detajin më të vogël. Një dasmë në periudhën mes muajve janar dhe mars do të ishte shumë mirë për Virgjëreshën sepse nuk është një periudhë e ngarkuar, ndaj dhe do t’i lejonte asaj hapësirë për ta shijuar dasmën me detaje, ashtu siç ajo do.
Peshorja
Shumë e përfshirë ndaj modës së fundit, elegante, energjike dhe me shije, Peshorja do të dëshironte një dasmë ku mbizotëron muzika dhe argëtimi. Ndaj periudha më e mirë për të do të ishte në muajin qershor apo korrik, sepse kështu mund të organizojë një festë të madhe me DJ të njohur, në një ambient të jashtëm.
Akrepi
Akrepi do të dëshironte një dasmë të shtrenjtë e plot mister. Një festë e madhe që do të konkurronte filmin “The Great Gatsby” do të ishte perfekte për të. Një ballo me maska apo një vend ku të ftuarit të visheshin më seksi se kurrë, muaji shtator do të ishte një sezon mjaft i mirë.
Shigjetari
Më tepër sesa një festë të madhe, Shigjetari do të donte një dasmë në udhëtim. Miqtë më të ngushtë së bashku me të dashurin e zemrës në një vend ekzotik do të ishin perfekte për të realizuar dasmën e ëndrrave. Periudha mund të jetë e përcaktuar prej tyre pasi në çdo kohë mund të gjeni ishuj me temperatura të larta dhe plazhe të virgjëra.
Bricjapi
Bricjapi do të dëshironte një festë që të mbahej mend dhe me shumë të ftuar VIP. Ndaj perfekte do të ishte një sezon dimri, ku këta të fundit nuk janë shumë të zënë me projektet e tyre dhe më tepër relaksohen. Një fetë e madhe dhe veshje për t’u mbajtur mend – këto mjaftojnë për dasmën e ëndrrave të Bricjapit.
Ujori
Shenja e Ujorit është edhe e butë, edhe me karakter të fortë njëkohësisht. Ndaj, për një dasmë ju duhet të planifikoni një kohë që nuk është as me temperatura të ftohta, as me temperatura të nxehta. Mirë do të jetë që ta organizoni dasmën tuaj në një ditë pranverore. Qershia është fruta juaj, ndaj mundohuni ta përfshini në dasmën tuaj.
Peshqit
Peshqit kanë një natyrë mjaft romantike, ndaj nuk ka rëndësi momenti gjatë vitit, por duhet të gjeni patjetër ditën kur hëna të jetë e plotë. Krijoni një ceremoni martesore në ambient të jashtëm ku mund të shikohen yjet dhe hëna e plotë. Fotografitë që do të shkrepni prej këtij momenti do t’ju pëlqejnë shumë. Miqtë dhe të ftuarit do të mbeten të shtangur nga surprizat e një mbrëmjeje të tillë.