☁️
Tiranë 14°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,049 ▼ -0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3161 ▼ -0.25% SOL $80.4000 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Opinion

Kur televizioni bëhet TikTok

Nga Lutfi Dervishi

Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe menccurinë, ka vendosur të imitojë TikTok-un.

Roli i televizionit ka qenë informimi, edukimi dhe argëtimi. Mesa duket ky trekëndësh nuk është më në modë. Moda jane videot virale. Dallimi mes asaj që është në interes të publikut dhe asaj që është interesante për publikun është shuar nga rendja pas shikuesve. Arsyeja? “Këtë do shikuesi”. Henry Ford thoshte që nëse do të pyesja njerëzit ata do të kërkonin kuaj më të shpejtë- jo makinën.

Në tregun e mbipopulluar mediatik, dhe në kohën kur kemi edhe media sintetike (prodhime të Inteligjencës Artificiale) besimi është monedha kryesore.
Përpjekja për ta kthyer TV në TikTok nuk është thjesht vetëm humbje e traditës dhe origjinalitetit, por edhe një mundësi e humbur. Televizioni mund të luajë me pikat e tij të forta duke ofruar cilësi mbi sasinë, duke krijuar përmbajtje që trajtojnë çështje komplekse – gjëra që kërkojnë më shumë se 60 sekonda për t’u kuptuar. Rendi për të prodhuar “fast food digjital”të kënaqshme për momentin, por pa vlerë nga pikëpamja ushqyese.

Modele të njohura të gazetarisë si BBC-ja shërbejnë për të treguar se misioni i medias është raportimi i përgjegjshëm, hulumtimi, analiza e thelluara dhe kontekstuale. Më shumë se të jesh i pari, duhet të jesh i saktë. Përpjekja për të imituar modelin e TikTok, bën që televizioni të zbehë asetin e tij më të vlefshëm – besueshmërinë.

Beteja për vëmendje sot është e ashpër. Platformat e mediave sociale, me algoritmet e tyre janë krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të droguar me përmbajtje që variojnë nga sublimja te qesharakja. Në ngutin për të konkurruar, TV rrezikon të bëhet kopje e keqe e “influencarve” që të tregojnë se si lahen duart, ku duhet të hash dhe si duhet të vishesh.

Është sikur në një fshat me shumë xherah, doktori të lerë stetoskopin dhe t’i bashkohet turmës së “mjekëve popullorë”.

Lëreni TikTok-un të jetë tiktok dhe televizionin, televizion.

Screenshot

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.