☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,300 ▼ -2.24% ETH $2,269 ▼ -3.66% XRP $1.2472 ▼ -6.13% SOL $97.0300 ▼ -5.08%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për president: Po i presim tre emra të personaliteteve unifikuese

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sërish sot lidhur me atë që kanë kërkuar tre emra nga PDK dhe LDK për postin e presidentit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sërish sot lidhur me atë që kanë kërkuar tre emra nga PDK dhe LDK për postin e presidentit.

Kurti pas ceremonisë për fillimin e punimeve për projektin “Ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash tha se oferta për PDK-në dhe LDK-në duhet të konkretizohet deri të dielën në mbrëmje pasi që afatet janë të tilla.

“Kemi pasur mbrëmë deri vonë një mbledhje të Kryesisë së LVV ku kemi diskutuar opsione të ndryshme dhe me një gatishmëri të lartë për të ecur përpara kemi bërë edhe një hap më shumë. Jemi të vetmit që kemi ndërmarr hapa deri tani.

Të gjitha takimet që i kemi pasur me PDK-në dhe LDK-në janë iniciuar nga unë. Asnjë takim nuk e kanë thirrur ata. Sido që të jetë kam pasur refuzim edhe për takime…

Hapi i ri që kemi ndërmarrë e i cili duhet të konkretizohet deri nesër në mbrëmje sepse afatet janë të tilla është që LDK dhe PDK bashkërisht si dy parti që janë më të vjetra se LVV le të na i sjellin tre emra të personaliteteve unifikuese, të figurave që kanë reputacion të lartë për nga integriteti qytetar e kombëtar e po ashtu dhe për nga kontributi profesional në shoqëri dhe këtyre tre emrave mund t’ua sigurojmë nënshkrimet”, tha ai.

Kurti tutje tha se në rast se i sjellin tre emra të personaliteteve unfikuese jashtë skenës politike atëherë dy kandidaturat e tyre, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha do të tërhiqeshin.

“Ne po presim tre emra prej atyre dy partive bashkë”, tha ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.