☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.71 ▼0.82%
ARI 4,205 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,222 ▲ +1.48% ETH $2,463 ▲ +4.09% XRP $1.3427 ▲ +2.68% SOL $106.5500 ▲ +4.22%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, 4 qershor, në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave “Shqiponja” Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe mbeti i plagosur një koleg i tij, Edison Andri, 36 vjeç.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi ka mësuar nga burimet hetimore, se detaji që kishte zbuluar vendodhjen e të shumëkërkuarit V.B lidhej pikërisht me nënën e tij.

Autori i ngjarjes në Maliq, ishte në kërkim prej vitit 2017 dhe rezultonte i dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe trafik narkotikësh. Por deri më sot ia kishte dalë më së miri të fshihej.

Sipas burimeve, 43-vjeçari është parë ditën e djeshme në Lozhan. Dhe sot forcat e Policisë kishin organizuar kapjen e tij, pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë 6 efektive të forcave “Shqiponja”, mes tyre Mekolli dhe Andri.

V.B i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të forcave RENEA.

Sipas autoriteteve, efektivët i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr ndaj tyre. Nga përplasja me armë humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur efektivi Edison Adri.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autori u plagos dhe u arrestua nga forcat e policisë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Këto janë pamjet me dron që tregojnë vendin ku fshihej i shumëkërkuari.

Në pamje shihet stani i izoluar në një zonë të thellë malore, i cili shërbente si vendstrehim për 43-vjeçarin. Objekti ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit (Lexo këtu).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.