☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,618 ▼ -1.49% ETH $1,619 ▼ -1.94% XRP $0.9195 ▼ -2.2% SOL $69.5400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Stefon Diggs flet për herë të parë pas debatit me Cardi B

Stefon Diggs, ka deklaruar se ai dhe Cardi B janë “shumë mirë”, pavarësisht debatit të tyre në një kafene në maj, por la të kuptohet se aktualisht nuk janë bashkë.

“Është nëna e fëmijës tim. E dua shumë”, tha 32-vjeçari për TMZ, kur u pyet për statusin e marrëdhënies së tyre.

Kur u pyet për debatin që u bë viral, Diggs e minimizoi situatën.

“Çfarë debati? Madje nuk mendoj se ishte debat”, u shpreh ai, duke shtuar se gjatë gjithë bisedës kishte qëndruar i qetë.

Pasi gazetarët i kujtuan se Cardi dukej mjaft e nervozuar në pamjet e publikuara, ai u përgjigj:

“Kjo është në rregull… gratë ndonjëherë bëhen kështu.”

Megjithatë, Diggs theksoi se marrëdhënia mes tyre është “shumë e mirë”.

Çifti, që u nda në shkurt, vetëm pak muaj pasi mirëpritën djalin e tyre, habiti fansat muajin e kaluar kur u ribashkua dhe shfaqi shumë afeksion publik gjatë aktivitetit të Ditës së Nënës të organizuar nga Diggs.

Por ribashkimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi pak ditë më vonë u fotografuan duke debatuar jashtë një kafeneje dhe një palestre në Maryland.

Në atë kohë, Cardi B reagoi ndaj raportimeve për konfliktin e tyre me humor:

“Ndonjëherë harroj që jam personazh publik. Po ju, nuk e keni sharë kurrë babanë e fëmijës suaj kur jeni të uritur?”

Reperja dhe Diggs nisën lidhjen në vitin 2025 dhe e bënë zyrtare në Instagram në qershor të po atij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.