🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,946 ▲ +0.3% ETH $2,266 ▲ +0.34% XRP $1.2507 ▼ -0.39% SOL $94.5500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti dhe Abdixhiku hyjnë në Kuvend për zhbllokimin e situatës politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës drejt Kuvendit, ku do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti, para nisjes drejt Kuvendit, ka thënë se në takim do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Në takim, Kurti shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton Telegrafi.

Ndërkohë, Abdixhiku ka mbërritur në Kuvend së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Takimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 dhe vjen pas ftesës së Kurtit drejtuar partive opozitare për të diskutuar zhvillimet politike dhe hapat për konstituimin e institucioneve të reja.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut zhvillohet në një kohë kur partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.