☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,735 ▲1.76%
DOW 54,162 ▲1.85%
NASDAQ 26,551 ▲2.46%
NAFTA 75.96 ▼5.45%
ARI 4,155 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,126 ▲ +0.49% ETH $1,874 ▲ +0.32% XRP $1.0761 ▼ -0.5% SOL $74.0500 ▲ +0.58%
S&P 500 7,735 ▲1.76 % DOW 54,162 ▲1.85 % NASDAQ 26,551 ▲2.46 % NAFTA 75.96 ▼5.45 % ARI 4,155 ▲1.57 % S&P 500 7,735 ▲1.76 % DOW 54,162 ▲1.85 % NASDAQ 26,551 ▲2.46 % NAFTA 75.96 ▼5.45 % ARI 4,155 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni vlerëson rolin e ri udhëheqës të Gjermanisë në mbrojtjen evropiane

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/- Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka vlerësuar strategjinë e re të mbrojtjes së Gjermanisë, përmes një deklarate jashtëzakonisht pozitive, që vjen pasi SHBA-ja nisi një rishikim të pranisë së saj ushtarake në Evropë.

Elbridge Colby, zëvendëssekretar i Mbrojtjes në Pentagon, shkroi në platformën X pas një takimi me inspektorin e përgjithshëm të Bundeswehr-it (ushtrisë gjermane), Carsten Breuer, se, me veprimet e saj, Gjermania po pozicionohet si një udhëheqëse kryesore e mbrojtjes konvencionale të Evropës.

Colby, zyrtari i tretë më i lartë në Pentagon, e cilësoi strategjinë e re ushtarake të Gjermanisë si “historike dhe shumë të vlerësuar”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas tij, planet e Gjermanisë, së bashku me angazhimin për të arritur shpejt objektivin e ri të NATO-s, për shpenzimet e mbrojtjes prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, do të përshpejtojnë ndjeshëm forcimin e Aleancës dhe aftësinë e saj për të parandaluar kërcënimet.

Pas kërkesave të presidentit amerikan, Donald Trump që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, vendet anëtare të NATO-s ranë dakord në qershor të vitit 2025, të rrisin shpenzimet e mbrojtjes – nga minimumi aktual prej 2% të PBB-së, në 3,5% deri në vitin 2035 – ndërsa një tjetër shpenzim prej 1,5% do të shkojë për investime të lidhura me sigurinë, si infrastruktura.

Gjermania synon ta arrijë objektivin prej 5% deri në vitin 2029.

Colby, i cili tha se takimi me kreun e Bundeswehr-it, Breuer, ishte zhvilluar më 23 korrik, deklaroi javën e kaluar se ushtria amerikane kishte nisur rishikimin e pranisë së saj ushtarake në Evropë.

Ai tha se ky proces synon të sigurojë që NATO-ja, të ecë shpejt dhe në mënyrë të pakthyeshme drejt marrjes së përgjegjësisë kryesore nga vendet anëtare, për mbrojtjen e saj konvencionale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.