☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,746 ▲1.91%
DOW 54,200 ▲1.92%
NASDAQ 26,592 ▲2.62%
NAFTA 75.68 ▼5.8%
ARI 4,151 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,974 ▲ +0.05% ETH $1,870 ▲ +0.04% XRP $1.0740 ▼ -0.72% SOL $73.9100 ▲ +0.24%
S&P 500 7,746 ▲1.91 % DOW 54,200 ▲1.92 % NASDAQ 26,592 ▲2.62 % NAFTA 75.68 ▼5.8 % ARI 4,151 ▲1.48 % S&P 500 7,746 ▲1.91 % DOW 54,200 ▲1.92 % NASDAQ 26,592 ▲2.62 % NAFTA 75.68 ▼5.8 % ARI 4,151 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kurti: “Ibër-Lepenci” kaloi nga 13.8 milionë euro humbje në 4.3 milionë euro fitim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar ndërmarrjen publike hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ku nga afër ka parë punën në mirëmbajtjen e liqenit të Ujmanit, digave dhe infrastrukturës, si dhe aktivitetet në departamentin e ujit dhe gjenerimit të energjisë elektrike.

Kurti ka thënë se vizita është zhvilluar në afërsi të digës së Ujmanit, duke përshkruar përmasat e saj.

“Nga kreshta e digës së Ujmanit, e lartë 107 metra, e gjerë afërsisht 10 metra dhe e gjatë gjysmë kilometri, te hidrocentrali i liqenit më të madh të Republikës sonë, sot pamë nga afër punën që bëhet në shërbimin e mirëmbajtjes së liqenit, digave dhe infrastrukturës, e po ashtu departamentin e ujit dhe gjenerimit, deri te prodhimi i energjisë elektrike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, sistemi i “Ibër-Lepencit” ka rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë të industrisë, bujqësisë dhe amvisërisë, ndërsa hidrocentrali është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjes.

“Derisa ‘Ibër-Lepenci’ me rrjetin e kanaleve është tejet i rëndësishëm për furnizimin me ujë për industrinë, me theks termocentralet në Kastriot, por edhe për bujqësinë dhe amvisërinë, hidrocentrali është jetik për qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se në ndërmarrje punojnë pjesëtarë të komunitetit serb dhe shqiptar, ndërsa hidrocentrali ka kapacitet prodhues prej 35 megavatësh.

“Dhjetëra punëtorë të komunitetit serbë e dhjetëra të tjerë shqiptarë punojnë në ndërmarrjen publike hidroekonomike dhe shumëfunksionale ‘Ibër-Lepenci’, në kuadër të së cilës funksionon hidrocentrali me kapacitet prodhues prej 35 MW, përkatësisht me dy turbina me nga 17.5 MW secila”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka paraqitur edhe të dhënat financiare të ndërmarrjes. Sipas tij, “Ibër-Lepenci” gjatë vitit 2025 ka realizuar 12.8 milionë euro qarkullim dhe 1.76 milionë euro fitim neto pas zhvlerësimit.

“Në vitin 2025 ndërmarrja ka arritur 12.8 milionë euro qarkullim dhe fitimi neto pas heqjes së zhvlerësimit ishte 1.76 milionë euro. Ajo ka dalë me fitim financiar në vazhdimësi që nga viti 2022. Për herë të parë kjo pas luftës së fundit”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, në periudhën 2022–2025 ndërmarrja ka realizuar rreth 4.3 milionë euro fitim, ndërsa në katërvjeçarin paraprak kishte regjistruar 13.8 milionë euro humbje.

Kurti ka përmendur edhe tregtimin e energjisë në bursën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri “ALPEX”, duke thënë se kjo i ka mundësuar ndërmarrjes rritjen dhe stabilizimin e të hyrave.

“Nga viti 2024, ‘Ibër-Lepenci’ tregton në bursën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri ‘ALPEX’, që i ka mundësuar ndërmarrjes të rrisë dhe të stabilizojë të hyrat”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se ndërmarrja ka bashkëpunuar me Agjencinë Zhvillimore të Francës (AFD) dhe ndërmarrjen SCP për një studim fizibiliteti që synon modernizimin e skemës së ujitjes, rehabilitimin dhe rritjen e efikasitetit të hidrocentralit, si dhe krijimin e mundësive të reja për gjenerim të energjisë.

Ndërkaq, me mbështetjen e Bankës Botërore, sipas Kurtit, ka nisur edhe studimi i diligjencës për rehabilitimin e hidrocentralit.

“Me përkrahjen e Bankës Botërore ka filluar studimi i diligjencës për rehabilitimin e hidrocentralit, me ç’rast raporti përfundimtar dorëzohet në shtator, sivjet. Ndërmarrja pastaj do të aplikojë për asistencë teknike për dizajnin e detajuar përmes fondit të WBIF”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.