🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,625 ▲0.59%
DOW 52,268 ▲0.96%
NASDAQ 25,632 ▲0.77%
NAFTA 97.30 ▼6.55%
ARI 3,975 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,888 ▼ -0.21% ETH $2,290 ▲ +0.78% XRP $1.2521 ▼ -0.03% SOL $94.3900 ▼ -0.65%
S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 % S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Bela dhe Halimi 10 vjet ‘non grata’, Lamallari: Vendimi u mor më 17 korrik! Nuk do të lejojmë agjenda kundër Shq

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare Valon Belën dhe Bekir Halimin, pas informacioneve dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë

Ministri Besfort Lamallari, bëri me dije për “Tirana Live” në ABC News se vendimi është marrë më 17 korrik në mbrojtje të interesit kombëtar. Ai theksoi se vendi nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune kundër Shqipërisë, ndërsa Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të garantuar rendin publik.

”Në peshën e gjithë fakteve të ardhura nga aktiviteti i dy persona është krijuar perceptimi për t’i shpallur persona të padëshiruar në Shqipëri. Vendimi u mor më 17 korrik. Kam gjykuar se është me vend shpallja persona të pa dëshiruar dhe dëbimi i tyre jashtë Shqipërisë, për një periudhë 10 vjeçar.

Kemi pasur konsultime me agjencinë e sigurisë. Sa më shumë i afrohemi familjes europiane ne duhet të sillemi si vend anëtar duke mos lejuar asnjë axhendë kundër vendit tonë. Flitet për informacione shumë të kufizuara dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjencitë.

Nuk hezitoja që të merrja vendime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për interesin kombëtar të vendit tim. Protesta u shfrytëzua nga vende jo mike. Minoranca nuk mund të pengojë pjesën tjetër të shoqërisë. Po abuzohet me protestat. Këtu vjen në lojë policia e shtetit, e cila duhet që të garantojë gërmë për gërmë rendin dhe sigurinë publike. Flitet për një demokraci. Ndërkohë është një nxitje e dhunës”, tha Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.