Kosova

Kurti flet me Wolfgang Petritsch për dialogun: Bisedojmë për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me Presidentin e Fondacionit Austriak të Planit Marshall, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë, në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Rambujesë, Wolfgang Petritsch.

Qeveria ka bërë të ditur se Kurti është takuar me Petritsch pasi që ky i fundit po qëndron në Kosovë, si pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftimin e kryeministrisë, thuhet se Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë.

“Ndër të tjera, u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e kryeministrit Kurti. U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një proces që garanton njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm i cili duhet të jetë i qartë e parimor, dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, bëhet e ditur tutje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button