☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 73.01 ▼0.69%
ARI 4,119 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,860 ▲ +1.67% ETH $1,752 ▲ +1.18% XRP $1.0941 ▲ +1.63% SOL $77.9800 ▲ +1.14%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.01 ▼0.69 % ARI 4,119 ▲0.88 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.01 ▼0.69 % ARI 4,119 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Mbështetja ndërkombëtare për faktorin vendor më 2008 kulmoi me pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë ka thënë se akti i shpalljes së pavarësisë më 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës.

“Ky kapitull duhet të mbetet i tillë duke u mbrojtur politikisht dhe duke u forcuar nga të gjithë në secilin rast para çdo sfide”, ka thënë kryeministri, raporton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë rezultat i shumë përpjekjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës dhe gjithashtu edhe ndihmës së aleatëve ndërkombëtare të Kosovës.

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë, siç erdhi edhe nga kontributi i tyre që i drejtuan dhe zhvilluar proceset politike shtetndërtuesese deri në këtë ditë”, ka shtuar tutje kryeministri.

Tutje Kurti ka thënë se pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i luftës së lavdishme të UÇK-së të cilën me luftën e drejtë të tyre arritën që t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtar që ta ndihmojnë Kosovën për t’u çliruar nga Serbia më 1999.

“Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e UÇK-së që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtar që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se kanë qenë po këta aleatë që në vitin 2008 kishin përkrahur faktorët vendor për të koordinuar veprimet politike dhe proceseve të domosdoshme demokratike që rezultuan me shpalljen e  pavarësisë.

“Ishin po këta aleatë që më 2008 mbështeten po ata faktor vendor në koordinimin e gjithë atyre veprimeve politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë më 2008.

Që nga atëherë partneret dhe aleatët kanë qenë të pandashëm ndaj synimeve të Kosovës”, ka potencuar ndër të tjera kryeministri Albin Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.