⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,785 ▼ -0.27% ETH $2,233 ▼ -0.51% XRP $1.1606 ▼ -1.75% SOL $89.2700 ▼ -1.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

Nertila Hoxhallari, emigrante dhe aktiviste në Gjermani, rrëfeu në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN dhunën me të cilën është përballur në dy martesat e saj, të parën kur ishte në moshë të mitur vetëm 15-vjeç, dhe martesën e dytë kur ishte 21-vjeçare.

Ajo e konsideron marrëdhënien me bashkëshortin e parë abuzim seksual, pasi ishte një minorene ende e paformuar.

“Prindërit e mi erdhën që të flisnin me ta. Që ai mos ushtronte më dhunë ndaj meje, por ishte e pamundur. Në momentin që erdhi të fliste me prindërit e tij dhe bashkëjetuesin ishte e pamundur. Babai më ka dashur në formën e tij. Por ishte e pamundur që me ta të arrije një marrëveshje. Ne të gjithë ishim të humbur, të pashpresë. Komshia ime më ndihmoi. I thashë më duhet një telefon. Isha shtatzënë me gocën. Prita që linde vajza sepse më vinte shumë zor të kthehesha te prindërit e mi shtatzënë. Unë jam dhunuar sistematikisht edhe kur kam qenë shtatzënë. Ku e dija unë se çfarë ishte marrëdhënia. Por ia dola të iki atje. Pastaj kam jetuar te familja ime 4 vjet, ishte shumë e bukur, isha shumë e lirë. Ishim në fshat. Ndihmoja babain në ara. Prindërit ishin penduar por menduan se morën vendimin më të mirë në atë kohë”.

Ajo rrëfeu se është dhunuar sërish nga bashkëshorti i dytë, kur ka qenë shtatzënë, bashkë me vajzën e saj.

“Dhunohesha edhe unë kur isha shtatzënë, edhe vajza ime. Dhunohesha sistematikisht, edhe nga ana psiqike dhe fizike. Edhe kur kam lindur vajzën dhunohesha. Dhuna vazhdoi 3 vite. Largohesha ndonjëherë te prindërit dhe kthehesha prapë. Kur u mbushën 3 vjet kam bërë denoncimin në polici. Mora urdhër-mbrojtje. Por unë ia fala, sepse më kërkoi falje dhe ia fala. Pastaj e kam denoncuar dhe s’u ktheva më mbrapsht”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.