☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Java Kulturore Franceze do të sjellë art, kulturë, energji e frymëzim

Java Kulturore Franceze do të nisë këtë të diel për të zgjatur deri më 24 korrik, me aktivitete të ndryshme që shtrihen nga piktura impresioniste, te teatri klasik, baleti, kinemaja, letërsia, muzika dhe shumë forma të tjera artistike.

Franca është një nga qendrat më të rëndësishme botërore të artit dhe kulturës, me një trashëgimi të pasur dhe me ndikim të madh në krijimtarinë dhe mendimin kulturor global. Arti francez vazhdon të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe publiku anembanë botës.
Tashmë, e gjithë kjo trashëgimi dhe energji krijuese do t’i vijë më afër publikut shqiptar.

Ky është edicioni i 5-të i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, gjatë të cilit Shqipëria shndërrohet në një skenë të madhe artistike, ku kultura nga e gjithë bota takohen për të sjellë emocione, ngjyra, tinguj dhe histori unike.

JKN janë një cikël aktivitetesh që kryesisht zhvillohen përgjatë periudhës maj-nëntor, organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore, për të krijuar një të ardhme sa më frymëzuese që na bashkon në diversitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.