☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

PD: Nuk u arrit konsensus për rezolutën e Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE

Partia Demokratike ka deklaruar se Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas PD-së, shkak për mungesën e konsensusit ishte refuzimi nga mazhoranca socialiste i më shumë se 30 amendamenteve të propozuara nga opozita, të cilat, sipas saj, kishin mbështetjen edhe të eurodeputetëve.

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike pretendon se amendamentet e paraqitura lidhen me çështje kyçe për procesin e integrimit, përfshirë luftën kundër korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës, zbatimin e vendimeve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Sipas opozitës, përfaqësuesit e Partisë Socialiste votuan kundër këtyre propozimeve, pavarësisht mbështetjes që ato morën nga anëtarët e Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–BE. PD deklaroi se mbetet e angazhuar për procesin e integrimit europian të vendit, por theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon reforma konkrete dhe jo vetëm deklarata politike.

“Lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i vendimeve të gjykatave dhe përmirësimi i standardeve të jetesës janë kushtet themelore për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.