☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▲ +0.26% ETH $2,054 ▼ -0.47% XRP $1.3181 ▼ -0.11% SOL $80.2700 ▲ +0.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kurti në Slloveni: Partneriteti me SHBA-në për Kosovën është shumë i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thënë se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krahë për krahë me njëra tjetrën.

Në panelin me liderët tjerë të rajonit ballkanik, Kurti përmendi pritjen e rreth 2000 afganëve në Kosovë.

Ai tha se Kosova është vend i varfër, por kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk pyesin pse, por vetëm si.

Ndërkohë, theksoi se partneriteti me SHBA-të për Kosovën është shumë i rëndësishëm dhe i fortë.

“Ne besojmë që BE duhet mbrojtur dhe përkrahur, për këtë qëllim duhet të kryejmë reformat në vendet tona, por të njëjtën kohë edhe të ecim me zgjerimin e BE-së. Zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat tona shkojnë krahë për krahë, besoj, sidoqoftë se duhet të ketë një sërë reformash edhe në sistemin vendimmarrës të BE-së. Hapat më të guximshëm do të bëjnë më të mundur ketë. Kemi pritur rreth 2000 afganë në Kosovë, jemi vend i varfër, por besojmë se kur bëhet fjalë për çështje humanitare  pse, por vetëm të themi si, plus partneriteti me SHBA, për ne është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fortë”, tha Kurti.

Për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, Kurti përmendi edhe dy fakte që mund të përfitojnë dy palët.

“Unë besoj se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor do të ketë dy përfitime të mëdha për dy palët. Së pari, kufiri i jashtëm i BE-së do të zvogëlohet me mijëra kilometra, sepse ne nuk jemi fqinje me BE-në, por rrethohemi nga BE. Përveç kësaj, një në tre qytetarë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk banon në vendet e tyre, por në BE. Kështu që me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE diaspora jonë do të jetoj në të njëjtën hapësirë dhe kjo do të jetë shumë mirë për ekonominë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.