⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.92 ▼1.15%
ARI 4,492 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,422 ▼ -5.34% ETH $1,765 ▼ -6.09% XRP $1.1593 ▼ -6.67% SOL $68.7800 ▼ -8.23%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.92 ▼1.15 % ARI 4,492 ▲0.55 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.92 ▼1.15 % ARI 4,492 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kurti tregon ofertat për LDK-në dhe PDK-në: Refuzuan bashkëqeverisjen

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e reja dhe që Legjislatura e 10-të, e cila tashmë ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, duhet ta zgjedhë edhe Presidentin.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e reja dhe që Legjislatura e 10-të, e cila tashmë ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, duhet ta zgjedhë edhe Presidentin.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Kurti ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin “të panevojshme” dhe do të sillnin humbje të kohës dhe të mjeteve buxhetore, duke përmendur se vetëm organizimi i tyre do t’i kushtonte Kosovës “së paku 10 milionë euro”, ndërsa bllokada institucionale do të rrezikonte edhe humbje të tjera financiare.

Ai ka theksuar se problemi kryesor mbetet kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e Presidentit, duke argumentuar se zgjedhjet nuk do ta zgjidhnin këtë çështje dhe se rezultatet e një procesi të ri mund të ishin “pak a shumë të përafërta” me ato aktuale.

Kurti ka deklaruar se LVV ka fituar shumicën e votave dhe deputetëve dhe se vullneti i qytetarëve duhet të pranohet e respektohet. Sipas tij, LVV ka 51.1% të votave apo 57 deputetë, ndërsa mazhoranca e saj arrin në 66 deputetë.

Kryeministri ka bërë të ditur se u ka ofruar partive opozitare disa alternativa për tejkalimin e bllokadës. Ai ka thënë se i ka propozuar LDK-së bashkëqeverisje, duke përfshirë postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, por se oferta është refuzuar. Po ashtu, ka përmendur edhe idenë që LDK ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, por edhe kjo – sipas tij – nuk është pranuar.

Ndërkaq, për PDK-në, Kurti ka deklaruar se ka bërë ofertë që kjo parti të marrë drejtimin e Kuvendit, duke përmendur si opsione emrat e Bedri Hamzës ose Vlora Çitakut, me rrokadë të pozicionit të kryetares aktuale të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ai ka shtuar se, pavarësisht takimeve dhe ofertave, opozita – sipas tij – nuk ka propozuar asnjë emër për kandidat konsensual për President, as në takime dhe as publikisht.

Në fund, Kurti ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbarëvajtje të institucioneve dhe stabilitet institucional, duke përsëritur thirrjen që të respektohet rezultati zgjedhor dhe të shmangen zgjedhjet e përsëritura./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.