Raportim Live
–>10:49, 4 Qershor 2026

“Sulmuat qytetarët me ujë dhe piper!”, Kapri kërkon Ramën: Nga cila luftë hibride rrezikohet Shqipëria?

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është shprehur i revoltuar mbi zhvillimet e djeshme në protestën kundra projektit në Zvërnec, për shkak të përplasjeve të protestuesve me policinë.

“Rama tha dje jemi në luftë hibride, dil jep llogari nga kush po sulmohemi meqë drejton anti-terrorin.
Në ’90 Rama e mbushi Tiranën me ‘Enver Hitler’ dhe ‘Ramiz Alia’ nuk bëri gjë. Dje sulmuat qytetarët me ujë me piper, nuk e mbajti dot gardhi protestën. Lejini dopio-standardet jep dorëheqjet nëse ke guxim!”
, tha Kapri, i cili kërkoi me ngulm praninë  ekryeministrit Edi Rama në seancën e sotme, pasi ky i fundit nuk është i pranishëm.

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>10:47, 4 Qershor 2026

“Zvërneci’, Bido: Ata që protestojnë sot, ku ishin më 30 Maj?

–>

Deputeti i PD-së Ardit Bido, foli në lidhje me protestat e qytetarëve për projektin e Zvërnecit.

Bido ngriti pyetjen se ku ishin ata, që protestojnë sot më 30 maj. Ndërsa, tha se opozita është hipokrite.  

Ardit Bido: Ku ishin më 30 maj këto që reagojnë sot? Si nuk folët një fjalë? Shfrytëzuat ndjenjat publike për teatrin publik. Jeni të pabesueshëm, doni të fitoni pikë politike. Flisni me emra për çdokënd. Nuk thoni emra, se nuk keni guxim se jeni hipokrizë.

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>

download app

–><!–>

–>10:40, 4 Qershor 2026

Protestat për Zvërnecin, Ina Zhupa: S’janë grekë, rusë apo agjentë… Janë shqiptarë që u dhimbset Shqipëria!

Debatet në Kuvend kanë nisur këtë të enjte me çështjen e protestave kundër projektit në Zvërnec.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj tha se të rinjtë shqiptarë sot po “luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar për një betejë që unë e kam nisur që me Butrintin“.

Ajo gjithashtu u ankua se përse projektligji që ajo ka çuar në Parlament për zonat e mbrojtura nuk është futur për diskutim: “Sot ua kërkon BE për ta miratuar. Jua kam sjellë ligjin që më 14 maj, pse nuk e keni sjellë në program?!”

Më pas, sa i takon teorive që qarkullojnë mbi protestuesit, Zhupa u shpreh se: “Janë protesues shqiptarë, jo grekë, jo rusë, jo agjentë, janë shqiptarë ata që u dhimbset Shqipëria!”

<!–>

–><!–>

–>

<!–>

–>

<!–>

–>

<!–>10:35, 4 Qershor 2026

Vrasja e policit në Lozhan, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje

–>

Nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, në fillim të seancës bëri thirrje për mbajtjen 1 minutë heshtjeje për policin e vrarë në Lozhan të Maliqit.

Deputetët mbajtën një minutë heshtje për efektivin e ndjerë.  

<!–>

–>

<!–>10:26, 4 Qershor 2026

Debate në Kuvend për projektin e Zvërnecit

–><!–>

–>

<!–>

–><!–>