⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,900 ▼ -0.23% ETH $2,237 ▼ -0.5% XRP $1.1626 ▼ -0.8% SOL $89.2400 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg për trafik droge, fshihej në një stan majë mali

Mëngjesin e kësaj të enjteje, ‘Forcat Shqiponja’ zhvilluan një operacion për kapjen e një personi që rezultonte në kërkim prej vitesh, pasi më në fund kishin marrë informacione mbi vendndodhjen e tij. Por ky operacion shumë shpejt u kthye në tragjedi, pasi i shumëkërkuari V.B., 43 vjeç, nuk i është bindur urdhrit për t’u dorëzuar, por ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i marrë jetën efektivit Enea Mekolli dhe duke plagosur një tjetër.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se autori V.B., 43 vjeç, rezultonte i dënuar nga Gjykata e Korçës me 10 vite burg në mungesë për trafik narkotikësh.

“Prej vitit 2016 kishte mundur që t’i shpëtonte policisë dhe të fshihej në zona të ndryshme të qarkut të Korçës. Efektivët e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes ku fshihej i shumëkërkuari dhe i kanë bërë thirrje personit që të dorëzohet, duke respektuar edhe procedurat që ndiqen në këto raste gjatë operacioneve të policisë, kur forcat e policisë ndeshen me persona në kërkim”, raporton Zisi.

Ai fshihej në një stan në një zonë të thellë malore në Lozhan të Maliqit. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm.

Në vitin 2017 ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë, me një vendim të marrë në janar 2024.

Kjo tragjedi pati reagime edhe nga politika, me të parin kryeministrin Edi Rama që kërkoi dënim maksimal për autorin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagime pati edhe nga ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari si dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj (Lexo këtu).


Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një zonë malore të Lozhanit, ku forcat e policisë kishin lokalizuar dhe kishin nisur operacionin për kapjen e 43-vjeçarit me inicialet V.B., i dënuar më parë në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si pasojë e përplasjes me armë, humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa u plagos një tjetër efektiv me inicialet E.A., i cili fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim të specializuar me helikopter.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.