🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,663 ▼ -3.36% ETH $2,052 ▼ -5.67% XRP $1.3517 ▼ -4.45% SOL $85.8600 ▼ -6.56%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman

Andreas Lubitz, bashkëpiloti në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” në fluturimin 4U 9525 dyshohet se e ka rrëzuar qëllimisht avionin. Po kush ishte 28-vjeçari me shtetësi gjermane?

Piloti-france-e1427379092790Lubitz ka jetuar në qytetin gjerman Montabaur dhe në klubin ajror ishte anëtarësuar shumë i ri për të realizuar ëndrrën e tij për tu bërë pilot, thuhet në sajtin e klubit LPC.

Lubitz ishte njëri nga pilotët më të mirë në botë në testet kualifikuese dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ai filloi të punonte.

Lubitz ka qenë i punësuar në kompaninë “Germanwings” nga shtatori i vitit 2013 dhe kishte një bagazh prej 630 orë fluturimesh, ka thënë zëdhënësja e “Lufthansas”.

Siç raporton “Time”, miqtë e tij e njohin atë si “relativisht të qetë, djalosh të shoqërueshëm”.

Herën e fundit kishte shkuar në qytetin e lindjes për të marrë leje për një varkë me vela dhe aso ohe nuk kishte treguar asnjë shenje se ai mund të ishte në depresion.

“Ka qenë i lumtur për shkak të punës në kompani dhe i shkonte mirë. Gjithmonë ta jepte përshtypjen e njeriut të lumtur dhe të kënaqur”, ka thënë kolegu i tij nga klubi aeronautik, Peter Recker.

Të dhënat nga kutia e zezë treguan se bashkëpiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar avionin nga toka, me qëllim që ta rrëzojë”.

“Qëllimisht ka refuzuar t’ia hapë derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.