Kush ishte Sokol Feka që vdiq përkrah 800 kg-ve kanabis?
Deri pak ditë më parë ai ishte programuar për të qenë ndoshta një hero. Një pjestar i një ushtrie anëtare të NATO-s, me 18 vite karierë si aviator, i dekoruar disa herë, dhe i specializuar po aq, pranëushtrive të vendeve partnere. Por ironia e fatit dhe zgjedhjet që bëri, e bënë të vdiste si një trafikant.
Deri më 12 janar të këtij viti, 41 vjeçari Sokol Feka, ishte një ushtarak model, dekoruar për 5 herë me rradhë për shërbime të vyera. Në këtë datë jeta e tij do të ndryshonte radikalisht. Ashtu sikurse kanë pohuar pas vdekjes së tij edhe Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, edhe shefi i shtabit Bazo, ai ka kërkuar lejen në këtë datë, por pa thënë kurrsesi se ai po nisej për një udhëtim riskioz drejt Marokut. Mbretëria afrikanoveriore njihet prej kohësh si qendër e prodhimit të mariuhanës. Marokenët janë të famshëm veçanërisht për prodhimin e “çokollatës”, vajit të kristalizuar që shërben për lehtësi në transport pasi një sasi e madhe marijuane tkurret në një paketë të vogël rezine të kristalizuar ndërsa vlera e substancës qëndron e pandryshuar. Mbi 80 mijë familje marokene në zonën e thellë malore Rif e nxjerrin jetesën nga kultivimi i marijuanës. Përpjekjet e tyre e kanë bërë këtë vend furnitorin kryesor të Europës me këtë produkt.
Pikërisht drejt këtij vendi do të nisej inkonjito Sokol Feka. Ai e kish marrë lejen më datë 12 dhe mendohet të ketë marrë rrugën një javë më pas. Pyetjet që ngrihen janë disa:
A kishte të dhëna se ai udhëtonte shpesh jashtë, ashtu sikurse pohojnë disa nga të njohurit e tij?
A kanë pasur të dhëna të tilla shërbimet inteligjente të ushtrisë?
A është kontrolluar aktiviteti i tij si ushtarak, apo “vëzhguesit” e tij janë mjaftuar me dosjen e pastër të të dhënave të tij personale?
Sepse major Feka ka pasur një karierë pothuajse perfekte në aviacionin ushtarak shqiptar. Ashtu sikurse tregon per lapsi.al një burim nga Ministria e Mbrojtjes, në fillim të viteve ’90 ai ka qenë ushtar pranë Shkollës së Aviacionit dhe më pas ka filluar studimet për pilot.
“Konsiderohej si një nga pilotët më të mirë që kishin Forcat e Armatosura -thotw burimi-, pasi ishte trajnuar në disa vite në vende të ndryshme, si në Itali dhe në Britaninë e Madhe. Në vitin 2009 u gradua major dhe kohët e fundit kryente detyrën e instruktorit për piltotët e rij në repartin e Helikopterëve në Farkë.
Po pyetja që shtrohet është: përse ky ushtarak shembullor do duhej ti hynte rrugës së trafikut ndërkombëtar? A mos vallë për shkak të nevojave të tij familjare? Sokol Fekaj 41 vjeç, ishte babai i tre djemve, dy prejt të cilëve i kishte nga një martesë e parë e dështuar, dhe të tretin gjatë një bashkëjtetese të dytë. Ata që e njohin thonë se megjithëse kishte një biznes privat, një kompani pastrimi që mbulonte disa kompani lojrash fati, ai nuk ishte në një gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte në periferi të Tiranës në një apartament me qera.
A ishte ambicia për më shumë para dhe në mënyrë të shpejtë ajo që e çoi të ndjerin Fekaj drejt rrugës së trafikut?
A është e lidhur kjo me arsye personale apo me detyrën e tij brenda ushtrisë shqiptare?
Enigmat për vdekjen e tij përkrah 800 kg-ve kanabis në helikopter (foto poshte), ende vazhdojnë? Prokuroria shqiptare ende nuk ka filluar hetimet për mënyrën sesi trupat e guardias spanjolle e rrëzuan pilotin shqiptar. Ky njeri, që ndoshta kishte një të ardhme si hero i ushtrisë shqiptare, pati gjithsesi një vdekje jo të zakonshme. Fati e desh që ndarja e tij nga jeta të lajmërohej live në parlament nga kryeministri shqiptar. Por jo për motivet që do të dëshironte një ushtarak